|
Pensionistėt kosovarė kėrkojnė ligjin pėr pensione
Prishtinė, 14 janar 2004 - Pensionistėt e Kosovės kėrkuan qė tė hartohet ligji mbi pensionet dhe tė ndėrpritet praktika e dhėnies sė pensionit-ndihmė nė vlerė prej 40 eurosh nga buxheti i Kosovės.
Lidhja e Pensionistėve tė Kosovės kėrkoi nga qeveria dhe UNMIK-u qė tė fillojė dhėnia e pensioneve tė grumbulluara pėr 40 vite me radhė. Rasim Domi kryetar tha se ligji bazė mbi pensionet nuk ėshtė ligj i mirėfilltė, pasi me tė ėshtė pėrcaktuar ndihmė pėr tė gjithė tė moshuarit mbi 65 vjeē.
Fondi i pensionistėve tė Kosovės rezulton i plaēkitur nga ish-pushteti serb, ndėrsa aktualisht tė moshuarit mbi moshėm 65-vjeēare, pavarėsisht a kanė punuar mė parė, marrin ndihmė sociale nga shteti nė vlerė prej 40 eurosh. Nė njė konferencė pėr shtyp nė Prishtinė, kryetari i Lidhjes sė Shoqatave tė Pensionistėve tė Kosovės Rasim Domi tha se problem kryesor mbetet statusi i pazgjidhur i pensionistėve. Pensionet duhet tė jepen nė bazė punės sė secilit person, tha ai. Sipas Domit, shuma e parave prej 35 eurosh qė kėtė vit u rrit nė 40 euro, nuk mund tė konsiderohet dhe as qė do tė pranohet tė jetė pension. Pensionistėve tė Kosovės po iu shkelen tė drejtat e tyre themelore pėr tė ekzistuar, rast i vetėm ky nė botėn e civilizuar, duke ndodhur edhe nė praninė e UNMIK-ut, tha Domi. Ai tha se do tė vazhdohet me protesta edhe mė tė ashpra dhe padi si tė vetmet mėnyra pėr ta zgjidhur kėtė problem.
Harri Holkeri ėshtė i vetmi qė na ėshtė pėrgjigjur me njė letėr keqardhjeje prej tė gjithė atyre qė u kemi shkruar, tha udhėheqėsi i pensionistėve tė Kosovės.
ECIKS / Biznesi
|