|
Ekspertėt kėrkojnė ndryshim tė politikave makroekonomike
Prishtinė, 13 janar 2004 - Vitin e kaluar ekonominė e Kosovės e karekterizuan problemet e shkaktuara me ndėrprerjen e privatizimit, moskompletimi i infrastrukturės ligjore, konkurrenca jolojale, ndėrkohė qė vlerėsohet si ecuri pozitive nėnshkrimi i marrėveshjes pėr tregti tė lirė me Shqipėrinė, si edhe shtimi i investimeve tė brendshme.
Ekonomia e Kosovės, me probleme tė llojit tė vet, ėshtė duke lėvizur pėrpara, megjithė mosekzistimin e shėnimeve tė sakta lidhur me aktivitetet ekonomike qė zhvillohen nė vendin tonė. Ekonomistėt pajtohen se, nė kushte normale, realisht ka mundur tė bėhet mė shumė, mirėpo mendojnė se nuk ėshtė arritur pak. Drejtori i Institutit Ekonomik, prof. Musa Limani, pėrndryshe njėri ndėr kritikėt mė tė ashpėr tė ecurive tė tashme ekonomike, vlerėson se, nėse nuk ndryshohet politika makroekonomike si edhe forma dhe modeli i procesit tė privatizmit, ekonomia do tė futet nė njė krizė edhe mė tė thellė.
Unė jam shumė skeptik dhe nėse vazhdohet me kėto politika zhvillimore, me kėtė formė dhe model tė procesit tė privatizmit dhe me kėtė menaxhim tė mjeteve buxhetore, nuk pritet ndonjė pėrmirėsim, por pėrkundrazi problemet sociale do tė rriten, ka theksuar Limani.
Nėnkryetari i OEK, Mustafė Ibrahimi thotė se institucionet e Kosovės nė rend tė parė duhet ti nxjerin ligjet ekonomike dhe vendi ynė tė ketė qasje nė institucionet financiare ndėrkombėtare dhe ka shtuar se: Kosova, pėrveē qė duhet tė identifikohet si entitet i veēantė ekonomik duhet tė ketė qasje nė institucionet ndėrkombėtare financiare ngase Kosova si e izoluar nuk mund tė ecė pėrpara.
Njė e arritur tjetėr e veēuar ėshtė edhe Buxheti i Konsoliduar i Kosovės, i cili kėtė vit plotėsohet tėrėsisht nga tė hyrat vendore.
ECIKS / RK
|