|
Fillon transporti tranzit Maqedoni - Mal i Zi
Prishtinė, 13 janar 2004 - Karvani tranzit i kamionėve pėr Mal tė Zi nėpėr Kosovė do tė fillojė mė 13 janar. Karvani do tė niset ēdo tė martė nga vendkalimi kufitar Bllacė pėr Mal tė Zi, kurse prej Maqedonisė nėpėr Kosovė do tė niset ēdo tė enjte - informoi Drejtoria e Doganave. Dogana do ti pranojė paralajmėrimet pėr mjetet transportuese qė duhet tė pėrfshihen nė karvani nga tani deri ditėn e hėnė. Nė karvanet pėr tranzit mund tė futen mallrat e doganuara me prejardhje nga Maqedonia ose vendet tjera, me pėrjashtim tė prodhimeve qė kanė akcizė si cigaret dhe alkooli, kurse nga ndalesat do tė lirohen birra dhe derivatet e naftės, me pėrjashtim tė mazutit. Kalimi tranzit i mallrave nga Maqedonia dhe Mali i Zi nėpėr Kosovė u ndalua nga ana e UNMIK-ut menjėherė pas krizės sė Kosovės nė vitin 1999. Pastaj u vendos transporti i mallrave nė karvane, por shumė shpejt edhe kjo u ndalua si rezultat i keqpėrdorimeve. Deri mė sot transporti i mallrave ėshtė bėrė rreth Kosovės, qė ndikon nė shtrenjtimin e tyre (nėpėrmjet rritjes sė shpenzimeve tė transportit) dhe arritjen me vonesė. Ideja pėr korridorin tregtar pėrmes Kosovės doli nga takimi i para ca kohėve i presidentit tė Maqedonisė dhe atij tė Malit tė Zi Boris Trajkovski dhe Filip Vujanoviē. Kjo ide i ėshtė kumtuar edhe kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepit, gjatė takimit qė presidenti maqedonas Trajkovski ka pasur me tė gjatė verės sė kaluar.
Hapja e korridorit tregtar nėpėr Kosovė u vendos nė fillim tė dhjetorit tė vitit 2003, kur presidenti i Maqedonisė Boris Trajkovski takoi drejtorėt e doganave tė Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi. Takimi u mbajt nė Shkup dhe me kėtė rast, drejtorėt e doganave tė tė trija vendeve theksuan gatishmėrinė pėr koordinimin e procedurave pėr njė transport efikas dhe tė shpejtė pėrmes Kosovės, duke dhėnė kėshtu njė impuls nė rritjen e shkėmbimeve tregtare.
ECIKS / Biznesi
|