|
Punėtorėt e "Energo Investit" protestojnė para AKM-sė
PRISHTINĖ, 09 janar 2004 - Disa punėtorė tė ndėrmarrjes Energo Invest protestuan para Agjencionit Kosovar tė Mirėbesimit duke kėrkuar pagesėn e pagave tė tyre tė mbetura, si dhe paratė qė u takojnė nga njėzet pėrqind e ēmimit tė shitjes sė ndėrmarrjes.
Energoinvesti ėshtė shitur nė dy pjesė, reparti i siguresave ėshtė blerė nga kompania Arda Rei, ndėrsa njėsia pėr montim nga kompania Meridian, qė tė dyjat nė njė vlerė rreth 1 milon e 300 mijė euro.
Edhe pse zyrtarėt e AKM-sė thonė se kontratat e kėsaj ndėrmarrjeje janė finalizuar dhe iu janė dorėzuar pronarėve tė rinjė javėn fundit tė dhjetorit, punėtorėt nuk kanė asnjė informacion, duke pėrfshirė edhe obligimet qė duhet kryer ndaj tyre. Protestuesit kanė paralajmėruar se do tė vazhdojnė protestėn e tyre deri nė pėrmbushjen e kėrkesve tė cilat ua garanton rregullorja e AKM-sė.
ECIKS / RTK
|