|
Kosovė: pritet nėnshkrimi i kontratės kolektive
Prishtinė, 8 janar 2004 - Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės (BSPK) gjatė bisedimeve me Qeverinė e Kosovės, Ministrinė e Punės, Odėn Ekonomike dhe punėdhėnėsit ka arritur pajtimin qė gjatė tre muajve tė parė tė kėtij viti tė bėhet nėnshkrimi i kontratave kolektive pėr punėtorėt e Kosovės.
Bahri Shabani, kryetari i BSPK-sė, tha tė martėn se me kontratėn kolektive tė hartuar nga sindikata janė pajtuar shumica e organeve kompetente.
Ndėrkohė ēėshtja kryesore pėr pėrfundimin e nėnshkrimit tė kontratės kolektive ka mbetur njohja e stazhit pėr dhjetė vitet e kaluara gjatė kohės sė largimit tė punėtorėve nga puna nga organet e dhunshme serbe. Ēėshtje tjetėr e cila ende po diskutohet ėshtė mėnyra e pjesėmarrjes sė punėtorėve nė procesin e privatizimit. "Ende nuk kemi mundur ti definojmė kėto ēėshtje", tha Shabani.
Kryesindikalisti kosovar thekson se marrėveshja kolektive do tė plotėsojė shumė vakuumin ligjor pėr tė drejtat e punėtorėve, dhe me tė do tė pėrfitojnė punėtorėt. Ai tha se do tė krijohet mundėsia pėr nėnshkrimin e kontratave mbi marrėdhėniet nė punė, e cila deri mė tani nuk e ka ekzistuar, siē ėshtė mbrojtja nė punė dhe siguri, por edhe beneficione tė tjera, siē ėshtė mbrojtja shėndetėsore, pushimet vjetore etj.
Nėnshkrimi i kontratės kolektive me tė cilėn do tė mbroheshin nė mėnyrė ligjore tė drejtat e punėtorėve ėshtė prioriteti kryesor, i cili ėshtė pėrcaktuar nga BSPK-ja gjatė kėtij viti.
ECIKS / Biznesi
|