|
UNMIK-u i jep KEK-ut 13 milionė tė suficitit
Prishtinė, 7 janar 2004 - Buxheti i Kosovės nuk do tė jetė 619 milionė euro, ashtu siē kishte vendosur Kuvendi, duke e festuar kėtė ngjarje edhe me tortė gjigante nė hotel Grand; ceremoni ku morėn pjesė kryetari, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit. UNMIK-u i ka shtuar buxhetit shumėn prej 13 milionė eurosh pėr KEK-un, 9 milionė prej tė cilave do tė pėrdoren pėr mbulimin e humbjeve tė korporatės nė tre muajt e ardhshėm, thanė pėr Biznesin zyrtarė tė lartė tė UNMIK-ut.
Mike Ives, zyrtar i UNMIK-ut pėr buxhetin, tha tė hėnėn se shuma prej 9 milionė euro ėshtė ndarė si mbulim i deficitit (humbjeve) tė operimit tė KEK-ut nė 2-3 muajt e ardhshėm dhe kjo pėr arsye se KEK-u nuk po arrin tė gjenerojė mjaft para pėr operimin.
Ives, i cili ėshtė edhe sekretar i Kėshillit Ekonomik Fiskal, tha se ky vendim ėshtė marrė nė bazė tė njė pune tė pėrbashkėt tė zyrės sė kryeministrit, Ministrisė sė Financave dhe UNMIK-ut.
Si rezultat i kėsaj zėvendėsadministratori i Kosovės, Charles Brayshaw, i ka shkruar njė letėr kryeministrit Bajram Rexhepi dhe e ka njoftuar atė pėr nevojėn e shpenzimit tė fondeve pėr KEK-un, tha Ives. Paratė e vendosura nė buxhet janė marrė nga suficiti.
Mimoza Kusari, zėdhėnėse e Qeverisė sė Kosovės, tha se shuma prej 13 milionė euro, i ėshtė ndarė KEK-ut nė formė tė kredisė dhe ky ka qenė vendim i kryeministrit pėr tė mbėshtetur korporatėn pėr shkak tė inkasimit tė dobėt tė faturave tė rrymės elektrike.
Mike Ives tha se paratė pėr KEK-un janė ndarė nė pozicionin buxhetor tė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM), sepse ajo menaxhon me kapacitetet energjetike nė Kosovė. Pjesa tjetėr e fondit prej 13 milionė eurosh, qė i ėshtė shtuar buxhetit, nė vlerė prej 4 milionė euro do tė pėrdoret pėr projektin e fshatit Hade, i cili ndodhet nė afėrsi tė termocentraleve nė Kastriot dhe qė aktualisht ėshtė i mbuluar nga tymi qė lirohet nga djegia e thėngjillit.
Buxheti i Kosovės 2004 nuk ėshtė miratuar nė formė tė ligjit ashtu siē ėshtė miratuar nga Kuvendi i Kosovės, por nė formė tė rregullores sė UNMIK-ut.
Krerėt e institucioneve vendore nė Kosovė shpallėn para krishtlindjeve buxhetin 2004 nė vlerė prej 619 milionė euro dhe festuan nė njė ceremoni, edhe pse buxheti ende nuk kishte marrė formėn pėrfundimtare, sepse nuk ishte nėnshkruar nga shefi i UNMIK-ut ose ndonjė i autorizuar i tij.
Ngjashėm me vitin e kaluar edhe sivjet buxheti 2004 u nėnshkrua nga zėvendėsadministratori Charles Brayshaw natėn e Vitit tė Ri.
Shpenzimi i fondeve tė buxhetit vendor pėr ndėrmarrjet publike siē ėshtė KEK-u nė Kosovė janė kundėrshtuar nga misionet e Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN) dhe Bankės Botėrore (BB) nė Kosovė.
FMN dhe BB i kanė rekomanduar qeverisė dhe UNMIK-ut qė ta ndėrpresin praktikėn e financimit tė KEK-ut nga buxheti vendės.
ECIKS / BIZNESI
|