|
Ligji pėr koncesionin i paraprin autostradės Vėrmicė-Merdar
Prishtinė, 6 janar 2004 - Ndėrtimit tė autostradės Vėrmicė-Merdar (pjesės kosovare tė rrugės Durrės-Merdar) i paraprin miratimi i ligjit pėr koncesionin e tokave, tė cilin Ministria e Transportit planifikon ta miratojė vitin e ardhshėm.
Ministri i Trasportit Zef Morina tha pėr Biznesin se vitin e ardhshėm do tė miratohet ligji pėr koncesionin, qė ėshtė njėri nga parakushtet pėr financimin e pjesės kosovare tė autostradės Durrės-Merdar. Sipas ministrit, Kosova nuk ka fonde pėr financimin e kėsaj rruge, kėshtu qė zgjidhja e vetme mbetet dhėnja me koncesion (qira) pėr ndėrtimin e saj.
Qeveria planifikon qė pas miratimit tė ligjit pėr koncesionet tė shpallet njė tender ndėrkombėtar, pėr ndėrtimin e kėsaj rruge, ndėrsa nė mungesė tė parave qeveria do tė ofrojė shfrytėzimin e kėsaj rruge nga ndėrtuesi i saj pėr njė periudhė kohore pėr tė cilėn do tė zgjidhet oferta mė e mirė.
Ekspertėt e kėsaj fushe thonė se lidhja rrugore e Kosovės me Shqipėrinė mund tė bėhet nėse pjesa kosovare e rrugės i jepet nė shfrytėzim prej 10 deri nė 12 vite ndonjė investuesi privat. Sipas tyre, pėrfitimet qė do tė ketė investuesi nėpėrmes taksave qė mblidhen nė autostrada, janė tė mjaftueshme pėr joshjen e ofertuesve.
Nė Ministrinė e Transportit thonė se ka shumė investitorė nga SHBA-tė, Evropa e posaēėrisht nga Italia qė janė tė interesuar pėr ndėrtimin e rrugės Vėrmicė-Merdar me koncesion, por paraprakisht nevojitet ligji i cili mundėson dhėnien e tokės me qira.
Legjislacioni
Ligji pėr koncesionin ėshtė nė fazėn fillestare, grupi i ekspertėve nga Ministria e Transportit ka hartuar njė projektligj pėr koncesionin, por aktualisht ėshtė duke u pritur formimi i grupit tjetėr nga qeveria pėr shqyrtimin e projektit nė fjalė. Nė gjysmėn e parė tė vitin tė ardhshėm parashihet qė ky ligj tė miratohet nė kuvend.
Vitin 2004 planifikohet qė do tė pėrfundohet edhe hartimi i projektit zbatues tė kėsaj rruge pėr tė cilėn qeveria ka ndarė buxhetin. Pas pėrfundimit tė projektit zbatues dhe miratimit tė ligjit mund tė shpallet tenderi pėr ndėrtimin e rrugės Vėrmicė-Merdar, qė sipas ekspertėve mund tė realizohet pėr 3 ose 4 vjet.
Shqipėria ėshtė pėrpara Kosovės sa i pėrket ndėrtimit tė rrugės Durrės-Merdar. Qeveria shqiptare ka pėrfunduar projektin pėr fizibilitetin (projektin zbatues) e rrugės dhe nė disa akse ka filluar ndėrtimi i saj.
Pse koncesioni?
Rrjeti i rrugėve magjistrale dhe rajonale tė Kosovės ėshtė i gjatė 1.934 kilometra. Vlera e tėrėsishme e kėtij rrjeti sipas ministrisė ėshtė rreth 1 miliard euro, ndėrsa pėr mirėmbajtjen e tyre qeveria ka ndarė pėr vitin 2004 rreth 23 milionė euro.
Meqė Kosova nuk ka tė drejtė tė marrė kredi tė jashtme derisa tė zgjidhet statusi pėrfundimtar, e vetmja mundėsi pėr financimin e saj ėshtė dhėnia me koncesion (shfrytėzim) brenda njė kohe tė caktuar, ndėrsa mė pas rruga mbetet pronė e Kosovės. Dhėnia me koncesion ka edhe pėrparėsitė e saj pasi koha e ndėrtimin ėshtė shumė mė e shpejtė.
Drejtoria e Rrugėve tė Kosovės, qė ėshtė pjesė e qeverisė, nė bashkėpunim me disa institucione shkencore kosovare ka pėrfunduar nė fillim tė kėtij viti projektin ideor pėr tri variantet e mundshme pėr pjesėn kosovare tė rrugės Durrės-Merdar.
Zyrtarėt e ministrisė kanė zgjedhur njėrin nga kėto tri mundėsi tė ndėrtimit tė rrugės terėsisht e re nga Merdari nė Vėrmicė (Morin), e gjatė 111 kilometra, qė do tė kushtojė 644 milionė euro.
Rruga Durrės-Merdar konsiderohet me karakter strategjik pėr ekonominė e Kosovės, sepse nėpėrmes portit tė Durrėsit do tė bėhej lidhja rrugore me Evropėn pėrmes Italisė. Njė zyrtar i qeverisė italiane kohė mė parė gjatė vizitės nė Kosovė ka deklaruar se ata janė tė interesuar pėr ndėrtimin e kėsaj rruge me koncesion.
ECIKS / Biznesi
|