|
Shkalla e papunėsisė, problem kryesor
Prishtinė, 30 dhjetor 2003 - "Shkalla e papunėsisė nė Kosovė paraqet problemin kryesor shoqėror dhe ekonomik. Njėkohėsisht papunėsia e madhe shkakton edhe depresion te qytetarėt, sepse ajo si e tillė krijon edhe probleme sociale". Kėshtu u shpreh dje drejtori i Qendrės Rajonale pėr Punėsim nė Prishtinė, Zylkifli Obertinca. Sipas tij nė Qendrėn Rajonale pėr Punėsim deri mė tani janė rregjistruar 59.910 veta, prej tė cilėve 27.927 janė femra. Duke folur pėr numrin e punėkėrkuesve, tė cilėt kanė arritur qė tė punėsohen nga Qendra Rajonale pėr Punėsim, Obertinca tha se deri nė nėntor numri i tyre ka arritur nė 1.660. Sipas tij njė faktor i rėndėsishėm qė do tė mund tė ndikonte nė zbutjen e numrit tė papunė do tė ishte edhe privatizimi i ndėrmarrjeve shoqėrore dhe krijimi i ndėrmarrjeve tė reja. Ndėrkaq ministri i Mirėqenies Sociale, Ahmet Isufi, thekson se duke pasur parasysh pozitėn e tanishme nė tė cilėn gjendet sot Kosova me diku rreth 70 pėr qind tė papunė, ku shumica prej tyre janė tė rinj, ministria tė cilėn ai ėshtė duke e udhėhequr po pėrpiqet tė ndėrtojė njė shoqėri, nė tė cilėn nuk do ketė vend pėr dhunė, drogė, prostitucion.
ECIKS / Balkanweb
|