|
Shkallė e ulėt e inkasimit tė tatimit nė Drenas
Drenas, 30 dhjetor 2003 Komuna e Drenasit, njėra ndėr komunat mė tė shkatėrruara gjatė luftės nė Kosovė, ballafaqohet aktualisht me probleme financiare pėr shkak tė shkallės jashtėzakonisht tė ulėt tė pagesės sė obligimeve tatimore nga qytetarėt dhe nga biznesmenėt e saj. Nė bazė tė njė raporti tė Radio Kosovės thuhet se nga tatimpaguesit pėr vitin 2003 janė planifikuar tė grumbullohen 150 mijė euro kurse ata deri tash kanė paguar mbi 15 mijė euro ose vetėm 10,24 pėr qind tė obligimeve.
Baza tatimore nė kėtė komunė thuhet mė tej nė raport, duke u bazuar nė gjendjen e popullatės, ėshtė ndėr mė tė ulėtat nė Kosovė me mesatare prej 25 euro nė vit. Sidoqoftė, edhe pėrkundėr kėtij fakti, nuk ka shpresa se shkalla e inkasimeve do tė rritet dhe se do tė grumbullohen vlerat e parapara.
Nga 6 mijė e 160 obligues tatimor, tatimit i janė pėrgjigjur vetėm 758 tatimpagues, qė vlerėsohet si mospėrgjigje e qytetarėve nė kėtė obligim. Kjo i detyron organet komunale qė ti kushtėzojnė shėrbimet e tyre administrative pėr tė arritur njė shkallė mė tė lartė tė tatimit, thuhet nė fund tė raportit.
ECIKS / Radio Kosova
|