|
Akciza dhe TVSH-ja mbeten tė ardhurat kryesore pėr Kosovėn
Prishtinė, 26 dhjetor 2003 - Buxheti i Kosovės edhe nė vitin 2004 do tė vazhdojė tė varet nga arkėtimi i tatimit mbi vlerėn e shtuar (TVSH) nė import dhe nga akciza, arkėtime tė cilat pritet tė sjellin nė arkė 351 milionė euro, nga 619 qė ėshtė gjithsej buxheti.
Drejtori i Buxhetit tė Kosovės, Agim Krasniqi, tha pėr media se pjesa dėrrmuese e tė ardhurave buxhetore pėr vitin 2004 do tė vilet nga TVSH-ja e importit (193 milionė euro) dhe nga akciza nė import (158 milionė euro). Sipas tij, 80 milionė euro do tė vilen nga taksat doganore, nga tatimi nė paga (16 milionė) dhe nga tatimi nė fitim (34 milionė) etj.
Buxheti i rezervuar (i UNMIK-ut) pėr vitin 2004 do tė jetė 154 milionė euro, ose 29 pėr qind nga buxheti i pėrgjithshėm. Prej kėsaj shume pėr policinė do tė shpenzohen 53 milionė euro, pėr sistemin e drejtėsisė 14 milionė, pėr TMK-nė 15 milionė euro etj.
Me rritjen e buxhetit janė rritur edhe pėrfitimet e organizatave buxhetore. Pagat e sektorit publik nė Kosovė do tė rriten pėr 5 pėr qind, ndėrsa punėtorėt e arsimit dhe tė shėndetėsisė pėrveē rritjes sė pėrgjithshme do tė vazhdojnė tė pėrfitojnė edhe rritjen 20 pėr qind qė u bė gjatė kėtij viti. Fondi pensional do tė rritet nė 63 milionė euro, por pensionet edhe nė vitin 2004 do tė mbesin 35 euro, pėr shkak tė rritjes sė numrit tė pensionistėve.
Ministria e Punės dhe Mirėqenies Sociale ėshtė shpenzuesja mė e madhe e buxhetit, me 105 milionė euro. Ministrisė sė Shėndetėsisė i janė ndarė 50 milionė euro tė buxhetit, Ministrisė sė Kulturės 9 milionė, Ministrisė sė Arsimit 20 milionė, asaj tė Planifikimit Hapėsinor 3 milionė euro etj.
Karakteristikė e tė ardhurave buxhetore ėshtė se shumica prej tyre mblidhen nė kufi, qė ėshtė nė kundėrshtim me rekomandimet qė po japin institucionet financiare ndėrkombėtare, tė cilat i sugjerojnė UNMIK-ut dhe qeverisė qė tė ardhurat buxhetore tė barten nė tė ardhurat e brendshme.
Nė rast tė nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė, pėr tė cilat Kosova po negocion me vendet e rajonit, tė ardhurat nga tatimet qė mblidhen nė kufi (TVSh-ja nė import, akciza dhe taksa doganore) do tė shėnojnė rėnie, pasi me marrėveshjet pėr tregti tė lirė automatikisht hiqen taksat doganore, siē ishte rasti me Shqipėrinė kėtė vit.
ECIKS / Biznesi
|