|
OEK kundėrshton ritenderimin e 5 ndėrmarrjeve shoqėrore
Prishtinė, 26 dhjetor 2003 - Ritenderimi i pesė ndėrmarrjeve shoqėrore tė raundit tė dytė tė privatizimit ėshtė konsideruar i papranueshėm nga Oda Ekonomike e Kosovės dhe nė kundėrshtim me rregulloret e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM). Bordi drejtues i AKM-sė mė 16 dhjetor anuloi fituesit e tenderave tė New Co (kompanive tė reja tė privatizuara) pėr: Hotel Metohia, Mlladost, Kosova Construction, Farmakos dhe Silkapor. AKM-ja ka vendosur qė tė ritenderohen kėto ndėrmarrje nė raundin e tretė tė privatizimit.
Sipas rregullave dhe politikave operacionale tė AKM-sė, nėse fituesi i parė tėrhiqet nga tenderi, atėherė fitues konsiderohet ofertuesi i dytė, tha Ismail Kastrati, kryetar i OEK-ut.
Sipas tij, OEK-u duke i mbrojtur interesat e komunitetit tė biznesit kosovar, konsideron se me kėtė vendim, janė shkelur tė drejtat themelore tė fituesve tė tenderėve dhe iu janė shkaktuar dėme tė konsiderueshme materiale. OEK-u kėmbėngul qė bordi i AKM-sė ti zbatojė vendimet e marra mė parė dhe tė mos bėjė ritenderimin e kėtyre ndėrmarrjeve nė dėm tė fituesve tė mėparshėm, si dhe ti aplikojė nė mėnyrė tė rregullt dispozitat nė politikat operacionale dhe rregulloret e tjera pėrcjellėse tė procesit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore. Kreu i OEK-ut, Ismail Kastrati ka vlerėsuar se ritenderimi i ndėrmarrjeve ka shkaktuar dėme materiale te fituesit e tenderave, pasi atyre u janė krijuar probleme me partnerėt e tyre (sipėrmarrės dhe banka). Sipas rregullores sė AKM-sė, nė rast se fituesi i tenderit tė kompanisė tėhiqet, atėherė automatikisht tenderi kalon te fituesi i dytė, pėrveē nė rastet kur kemi mė pak se tre fitues, dhe pėr rrjedhojė kėrkohet pėlqimi i bordit. Arsyetimi i bordit tė AKM-sė pėr ritenderimin e kėtyre ndėrmarrjeve ka qenė dyshimi se fituesit e tenderave janė marrė vesh pėr uljen e ēmimit tė ndėrmarrjes.
UNMIK-u ka paralajmėruar se para Vitit tė Ri do tė shpallet raundi i tretė i privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore, mirėpo duke llogaritur kohėn e shkurtėr deri nė Vitin e Ri, ka pak gjasa qė kjo tė ndodhė.
ECIKS / Biznesi
|