|
Siemens zhvendosė 10.000 vende tė punės nė Evropėn lindore
BERLIN, 22 DHJETOR 2003 - Drejtori i gjigandit teknologjik gjerman "Siemens", Johannes Feldmeier, ka paralajmėruar pėr "Financial Times Deutschland" se kompania e tij do ta shfrytėzojė zgjerimin e Bashkimit Evropian nė lindje dhe se me qėllim tė zbritjes sė shpenzimeve tė kompanisė, do tė zhvendosė rreth 10.000 vende pune nė Evropėn Lindore, kryesisht nga sektori i zhvillimit tė softverit. Ky numėr paraqet rreth 1/3 e numrit tė pėrgjithshėm tė punonjėsve tė Siemens nė sektorin e zhvillimit tė softverit.
Feldmeier ka shtuar se Siemens ka pėr qėllim tė shfrytėzojė mundėsitė pėr zhvillim tė Evropės sė mesme dhe lindore, ku fuqia punėtore ėshtė e lirė por edhe kualitative. Siemensi ėshtė kėrcėnuar edhe nė nėntor tė kėtij viti qė pėr shkak tė politikave jo tė favorshme tatimore tė qeverisė sė kancelarit Shroeder do tė zhvendosė nga Gjermania njė numėr tė konsiderueshėm tė vendeve tė punės.
Edhe shumė ndėrmarrje tjera gjermane, posaēėrisht nė fushėn e shėrbimeve informative dhe softverike, kanė paralajmėruar njė zhvendosje tė tillė tė vendeve tė punės.
ECIKS
|