|
Jakupi: Kosova mund tė bėhet kantier i ndėrtimeve
PRISHTINĖ, 19 Dhjetor 2003 - Pėr shkak tė sistemit tė papėrcaktuar ekonomik, tė makropolitikave ekonomike dhe zhvillimore dhe tė mungesės sė strategjive tė zhvillimit, qeveria e Kosovės u detyrua ta hartojė programin strategjik pėr zhvillimin ekonomik dhe tė veprimtarive jashtekonomike tė Kosovės pėr periudhėn 2004-08, tha Ali Jakupi, ministėr i Tregtisė dhe Industrisė, nė konferencėn pėr Strategjinė e zhvillimit afatmesėm tė Kosovės nė Prishtinė.
Sipas Jakupit, nė kėtė strategji, aspekt primar ėshtė ai i ndėrtimit, Kosova mund tė bėhet njė kantier gjithėpėrfshirės i ndėrtimeve. "Me kėto ndėrtime shtohet mirėqenia e popullsisė dhe standardit jetėsor. Kjo arrihet duke e zgjidhur nė masė tė kėnaqshme problemin e strehimit, duke i aktivizuar dhe krijuar edhe nevojat tjera tė shėrbimevė dhe duke krijuar njė treg konkurrues dhe tė shtimit tė prodhimit tė produketeve industriale", ka pohuar Jakupi.
Nė kėto ndėrtime sipas tij, do tė pėrfshihen objektet e banimit, objektet shkollore si dhe ato infrastrukturale, pastaj tė kapaciteteve tė bizneseve dhe objektet tjera tė shėrbimeve publike.
ECIKS / Kosovapress
|