Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Suficiti 330 milionė euro, mė shumė se gjysma e buxhetit vjetor !!!


Prishtinė, 18 dhjetor 2003 - Njė tepricė parash suficit, rekord, pritet tė ketė nė buxhetin e konsoliduar tė Kosovės, mė shumė se gjysmėn e buxhetit pėr vitin 2003, qė ishte rreth 530 milionė euro. Suficiti sipas ekspertėve tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar qė ishin javėn e kaluar nė vizitė nė Kosovė, pritet tė jetė rreth 330 milionė euro. "Para dy ditėsh kemi marrė rekomandimet nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, pas vizitės sė tyre nė Kosovė. Ekspertėt e tij kanė pasur qasje nė rjedhat ekonomike, tė hyrat, shpenzimet, etj., dhe kanė konstatuar se suficiti nė kėtė vit pritet tė jetė rreth 330 milionė euro", tha kryetari i Komisionit pėr buxhet nė Kuvendin e Kosovės, Haki Shatri.

Suficiti rekord do tė paraqitet nė mot dhe ai buron nga bartja e mjeteve nga viti 2002 dhe 2003. Kjo ndodh pasi qė njė pjesė e mjeteve tė destinuara pėr shumė projekte ishin bllokuar nga mungesa e nėnshkrimit tė PSSP-sė.

Faj pėr kėtė kanė edhe organizatat buxhetore, tė cilat nuk kanė projekte dhe nuk dinė si t'i shpenzojnė mjetet qė kanė nė dispozicion.

Ndėrkaq, Ministria e Ekonomisė dhe Financave nuk ka gjetur kohė pėr t'u pėrgjigjur nė kėto pyetje, rreth ndarjes sė suficitit edhe pse i ėshtė kėrkuar qė prej dy ditėsh.

AKM-ja fėrkon duart

Njė pjesė tė suficitit prej 330 milionė euro qė do tė kalohen pėr t'u shpenzuar nė vititn 2004, do t'i marrė Agjencia Kosovare e Mirėbesimit. Ajo nga Komisioni pėr buxhet ka kėrkuar 150 milionė euro, por kjo kėrkesė ishte refuzuar nga Qeveria e Kosovės.

Tash AKM-ja ka kėrkuar gjysmėn e kėsaj shume dhe pėr t'i realizuar ato, "ka futur nė lojė" kryeadministratorin e Kosovės, Harry Holkeri. Ky i fundit i ka dėrguar njė letėr kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, ku e njofton se ėshtė rėnė dakord qė 75 milionė euro t'i ndahet AKM-sė.

"Nė takimin e Kėshillit Ekonomik Fiskal ėshtė arritur pajtimi qė t'i kemi nė konsideratė nevojat e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, qė duhet mbuluar nga suficiti qė pritet tė jetė nė dispozicion me fillimin e vitit tė ri fiskal 2004", thuhet nė letrėn e kryeadministratorit Holkeri, dėrguar z.Daci.

"Kjo marrėveshje e fshehtė nė mes tė anėtarėve vendorė dhe atyre ndėrkombėtarė tė Kėshillit Ekonomik Fiskal, pėr t'i ndarė para AKM- sė nuk ėshtė publikuar asnjėherė, madje nuk ėshtė pėrfshirė nė pikat qė ka trajtuar KEF-i. Pėr kėtė janė pėrpiluar dy raporte", ka thėnė njė burim i afėrt me Qeverinė e Kosovės.

Sipas kėrkesės sė parė tė AKM-sė, pjesa mė e madhe e mjeteve i destinoheshin KEK-ut. Kjo atėherė kishte nxitur reagime tė mėdha. Nė vitin 2002 nga suficiti KEK-ut i janė dhėnė 101 milionė euro.

"Kėrkesa pėr 75 millionė euro pėr nevojat financiare nga AKM-ja pėrfshin financimin e KEK-ut, "Trepēės" dhe tė aeroportit. Kėto kėrkesa financiare janė realiste dhe tė nevojshme. Ne dy takimet e fundit tė Kėshillit Ekonomik Fiskal ėshtė arritur pajtimi dhe ėshtė konfirmuar pėrkushtimi pėr shqyrtimin e kėtyre kėrkesave financiare nė fillim tė 2004 nga suficiti i buxheti tė vitit 2002 dhe 2003", ka thėnė Monique de Groot.

Ndėrkaq Haki Shatri, kryetar i Komisionit pėr buxhet nė Kuvendin e Kosovės, ka theksuar se kėto para nuk duhet tė jepen nė formė granti, por huaje. "Ligji pėr menaxhimin e financave publike i mundėson Qeverisė qė tė japė hua PTK -sė, KEK-ut, Aeroportit, BPK-sė dhe hekurudhave. Huaja ėshtė nė pajtim me ligjin, ndėrsa t'i japėsh falas kėto para ėshtė nė kundėrshtim me udhėzimet e Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankės Botėrore. Ato kanė rekomanduar qė ndėrrmarrjet publike nuk duhet te financohen nga buxheti".

Sipas tij ėshtė e padrejtė qė AKM-ja tė marrė para pėr kėto institucione. "AKM-ja deri mė tani nuk e ka parė tė arsyeshme tė raportojė pėr mėnyrėn e shpenzimit tė mjeteve qė ka marrė nga buxheti. Nuk e dimė sesi janė harxhuar kėto para", ka theksuar ai.

Qė prej njė janarit tė vitit tė ardhshėm, organizatat buxhetore qė dėshirojnė tė pėrfitojnė para nga suficiti duhet tė aplikojnė pėrmes projekteve, tė cilat edhe do tė shqyrtohen mė pastaj. Ishte menduar qė edhe projektet e AKM-sė do t'i nėnshtroheshin kėsaj rregulloreje.

Nga paratė qė do t'i jepen AKM-sė, 48 milionė euro mendohet tė shkojnė nė KEK, 14 milionė euro nė aeroport dhe 13 milionė euro nė "Trepēė". "Nuk ėshtė nė rregull. Kjo ėshtė nė kundėrshtim me ligjin qė Kuvendi tė anashkalohet nė ndarjen e suficitit", tregoi z.Shatri.

Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail