|
Serbia kėrkon ndėrprerjen e procesit tė privatizimit nė Kosovė
Beograd, 16 Dhjetor 2003 Pėrmes njė letre tė nėnshkruar nga Nebojsha Ēoviq, qeveria serbe i ka bėrė tė dielėn thirrje kryeadministratorit tė Kosovės Hari Holkeri qė menjėherė tė ndalojė procesin e privatizimit nė Kosovė. Nė tė kundėrtėn Serbia do tė padisė UNMIK-un nė Gjykatėn Ndėrkombėtare. Nė letrėn dėrguar Holkerit, Ēoviē thekson se ėshtė i papranueshėm qėllimi i drejtorit tė Bordit tė AKM-sė, Nikolas Lambsdorf, qė tė bėjė ratifikimin e kontratave tė ndėrmarrjeve kosovare nga rrethi i parė dhe i dytė i procesit tė privatizimit, pa shikuar vendimet e sjella paraprakisht lidhur me kėtė ēėshtje. Ēoviē vlerėson se Lambsdorf vetes i ka sjellė tė drejtėn pėr tė sjellė vendime, tė cilat nuk pėrkojnė as me rregullat e UNMIK-ut. Ai ka thėnė se Serbia ėshtė pronare e shumicės sė ndėrmarrjeve dhe si e tillė ka tė drejtėn e pronės gjatė shitjes sė tyre dhe kjo shitje nuk mund tė bėhet pa pajtimin e saj.
Administrata e Kombeve tė Bashkuara nė Prishtinė deri mė tani nuk i ka komentuar kėrcėnimet e Beogradit zyrtar. Ndėrsa sot pritet qė nė mbledhjen e Bordit tė AKM-sė tė vendoset pėrfundimisht pėr vazhdimin e procesit tė privatizimit, zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės kanė paralajmėruar se do tė kėrkojnė edhe nė kėtė takim shkarkimin e Maria Fucci dhe pėrgjegjėvse tė tjerė tė Zyrės Ligjore tė AKM-sė.
ECIKS
|