|
Banka Botėrore ndanė 16 milionė euro pėr Kosovėn
Prishtinė, 08 Dhjetor 2003 - Delegacionin e drejtorėve ekzekutiv tė Bankės Botėrore e priti Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi. Pas takimit Kryeministri njoftoi se Banka Botėrore nė vitin 2004 do ta ndihmojė Kosovėn me 16 milionė euro, para kėto qė do tė jepen nė formė tė granteve. Duke pohuar se angazhimi i Bankės Botėrore ka qenė nė nivel me mundėsitė praktike, udhėheqėsi i delegacionit Marsel Mase, tha se Banka do tė vazhdojė ndihmėn nė formė tė granteve edhe nė tė ardhmen.
Nė fund tė kėtyre takimeve tė ndara, pėrfaqesuesit e Bankės Botėrore thanė se Kosova ėshte nė rrugė tė mirė qė tė zgjidhė njė varg problemesh qė aktualisht ekzistojnė. Ata premtuan se do tė vazhdojnė tė ndihmojnė edhe nė tė ardhmen vendin tonė. Njė delegacion shtatė antarėsh i Kuvendit tė Kosovės udhėtoi pėr nė Belgjikė, ku do tė njihet mė pėr sė afėrmi me pėrdorimin e sistemit elektronik tė menagjimit te dokumenteve nė njė hapsirė shumgjuhėshe. Njė sistem i tillė ėshtė duke u vendosur edhe nė Kuvendin e Kosovės, qė ėshtė iniciativė e Programit pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara dhe Unionit Interparlamentar.
ECIKS / BalkanWeb
|