|
OPEC-u nuk e ulė prodhimin e naftės
VJENĖ, 05 DHJETOR 2003 - Organizata e vendeve eksportuese tė naftės (OPEK), ashtu siē edhe ishte pritur, nuk e ka ndryshuar sasinė e naftės qė ofrohet nė treg, duke e mbajtur prodhimin nė nivelin prej 24,5 milionė fuēi nė ditė. Konferenca e ministrave tė OPEK-ut nuk i ka ndryshuar kuotat ekzistuese, u shpreh sot njė zėdhėnės i OPEK-ut.
Para fillimit tė kėtij takimi, Arabia Saudite si eksportuesi mė i madh dhe anėtar i rregullt i OPEK-ut, kishte kėrkuar zvogėlimin e prodhimit tė naftės pėr pjesėn e dytė tė vitit 2004. Kjo ēėshtje megjithatė nuk u hap nė konferencėn e sotme, por u shty pėr datėn 10 shkurt, kur nė Algjir do tė organizohet njė konferencė e jashtėzakonshme pėr kėtė kėrkesė.
Ministrat e OPEK-ut kanė apeluar sot te vendet anėtare tė kartelit, qė t'i pėrmbahen sasisė sė prodhimit. Sipas vlerėsimeve jozyrtare disa vende tė OPEK-ut janė duke prodhuar nga njė milion fuēi nė ditė mė shumė se sa qė ishte vendosur mė parė. Posaēėrisht Irani ėshtė pėrmendur si shkelėsi mė i madh i kėtyre kuotave. Sipas kėtyre vlerØsimeve Irani ka prodhuar 10 pėr qind mė shumė se sa qė e ka pasur tė lejuar (3,6 milionė fuēi nė ditė), gjė qė ėshtė pėrgėnjeshtruar nga Teherani zyrtar.
ECIKS ( K. D.)
|