|
Pascual: Privatizimi, prioritet i Zyrės Amerikane
PRISHTINĖ, 03 Dhjetor 2003 - Koordinatori pėr mbėshtetje financiare tė Evropės Lindore pranė Qeverisė Amerikane, Karlos Paskual, u takua dje me kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci.
"Vizita ime kėtu ėshtė qė tė marr kėshilla se si do tė mund tė ndikojmė dhe tė ndihmojmė njėrin ndėr proceset mė tė rėndėsishme tė Kosovės, atė tė implementimit tė plotė tė pėrmbushjes sė standardeve, tė pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare", ka pohuar Paskual.
Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė shumėpėrfolur tė privatizimit, Paskual ka thėnė se ky proces ėshtė ngadalėsuar, sepse nė kėtė punė janė tė gjithė tė shqetėsuar. Mirėpo, ėshtė nė interesin e tė gjithėve qė kėto prona tė privatizohen dhe tė ketė pėrfitime pėr tė gjithė nga kėto.
"Jemi duke i bėrė disa hapa qė kjo punė e nisur e privatizimit tė fillojė me njė shpejtėsi qė duhet ta ketė. Ekziston mundėsia e krijimit tė njė pakoje tė masave qė mund tė ndėrmerren pėr tė lėvizur procesin e privatizimit njė hap pėrpara", ka theksuar Paskual.
"Ky ėshtė njėri ndėr prioritetet mė tė larta tė zyrės Amerikane dhe kjo nuk ėshtė njė ēėshtje e cila mund tė zgjidhet brenda vizitės", ka vlerėuar koordinatori Paskual.
ECIKS / Kosovapress
|