|
Thaēi: Privatizimi, standardi kryesor pėr ekonominė
PRISHTINĖ, 2 Dhjetor 2003 - Lideri i PDK-sė, Hashim Thaēi, priti sot nė Prishtinė shefin e Shtyllės IV tė UNMIK-ut dhe kryetar i Bordit tė AKM-sė, Nikolaus Lambsdorf, me tė cilin ka biseduar lidhur me pengesat nė procesin e privatizimit dhe pėrpjekjet qė po bėhen nė mėnyrė qė ky proces tė vazhdojė sa mė parė. Lambsdorf ka theksuar se ne tė gjithė jemi tė vendosur qė privatizimi tė vazhdojė sa mė parė, por instruksionet e marra nga Nju-Jorku na kanė bėrė tė qartė se duhet qė tė rishikohen politikat operative tė AKM-sė nė bazė tė ligjit tė aplikueshėm, ndėrsa baza juridike e privatizimit mbetet e njėjtė. Nga ana e tij lideri i PDK-sė, Thaēi, shprehu shqetėsimin e tij pėr bllokimin e privatizimit dhe kėrkoi qė tė gjitha institucionet, UNMIK-u, Qeveria, AKM-ja tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt, t'i harmonizojnė qėndrimet dhe tė vazhdojnė me privatizimin e ndėrmarrjeve tė mbetura shoqėrore. "Privatizimi ėshtė njė nga standardet kryesore dhe mė tė domosdoshme pėr rimėkėmbjen e ekonomisė dhe tė mirėqenies sė qytetarėve tė Kosovės. Pengesat juridike dhe politike duhet tejkalohen sa mė parė nė mėnyrė qė privatizimi tė vazhdojė pa vonesė," tha Thaēi, njofton Zyra pėr Informim pranė Partisė Demokratike tė Kosovės.
ECIKS / Kosovapress
|