|
Raporti eksport-import do tė ngushtohet nė 1 me 2.5
TIRANĖ, 1 dhjetor 2003 - "Deri nė vitin 2005, raporti eksport - import do tė jetė 1 me 2.5 nga 1 me 4 qė ėshtė aktualisht" tha nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nga Klik Ekspo Grup ne panairin 2003 Drejtori i Agjencisė sė Nxitjes sė Eksporteve Neritan Mullai.
Sipas tij, nė vitin 2002 ėshtė hartuar nga qeveria strategjia e nxitjes sė eksporteve, zbatimi i tė cilės do tė krijojė njė klimė favorizuese pėr tė rritur eksportet e mallrave vendase, krijimin e markave shqiptare nė eksporte dhe nė pėrgjithėsi krijimin e lehtėsirave pėr firmat qė do tė eksportojnė. Qė prej disa vitesh deficiti tregtar, nė vendin tonė ka vazhduar tė thellohet. Megjithėse eksportet kanė pasur rritje ato janė "mbytur" nga importe akoma edhe mė tė larta. Aktualisht importohen edhe mallra, kur kushtet janė qė ato tė prodhohen nė vend me cilėsi tė lartė.
Nė fund tė 9-mujorit tė kėtij viti, deficiti tregtar arriti nė 125.331 miliardė lekė. Sipas tė dhėnave tė nxjerra nga doganat, janė eksportuar prej fillimit te ketij viti 41.202 miliardė lekė mallra, kundrejt 166.533 miliardė lekėve mallra tė importuara.
ECIKS / ZiP
|