Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Luten pėr embargo


Prishtinė, 27 tetor 2007 (Express) - Paralajmėrimin e Serbisė se mund tė vėrė embargo mė Kosovėn, nėse vendi ynė bėhet i pavarur, zyrtarėt qeveritarė dhe komuniteti i biznesit e kanė mirėpritur. Sipas tyre, nga kjo do tė pėrfitonin edhe konsumatorėt kosovarė dhe prodhuesit e vendit. Ndėrsa nė rast tė vėnies sė kėsaj embargoje, Serbia do t'i humbė rreth 170 milionė euro qė fiton nga Kosova.

Nė rast se Kosova shpall pavarėsinė e saj pas pėrfundimit tė negociatave, tė cilat pėrfundojnė mė 10 dhjetor, Serbia ka mundėsi qė t'i humbė hiq mė pak se 170 milionė euro nė vit nga eksporti tė cilin e realizon nė Kosovė.

Kjo ėshtė njėra ndėr alternativat e mundshme, pasi qeveria serbe nuk e sheh larg mendsh qė tė dyfishojė taksat doganore pėr produktet e Kosovės tė cilat shkojnė nė Serbi. Nuk pėrjashtohet as mundėsia qė shteti serb tė vėrė embargo ndaj Kosovės, nė rast se vendi ynė fiton statusin si shtet. Por iniciativa e serbėve, e cila ende nuk ėshtė bėrė publike, ėshtė mirėpritur nga qeveria e Kosovės.

Sipas zyrtarėve qeveritarė, bllokimi i kufirit mes kėtyre vendeve do ta forconte Kosovėn, duke dėmtuar Serbinė, pasi qė rreth 170 milionė euro Kosova i shpenzon nė produktet serbe.

"Rreth 170 milionė euro nė vit Serbia i fiton nga Kosova me eksportin qė e realizon nė vendin tonė. Nėse ata veē marrin vendim pėr ta bllokuar kufirin me Kosovėn, nė mėnyrė qė tė mos ketė as eksport e as import, atėherė do tė kishin bėrė njė hap tė qėlluar pėr Kosovėn, sepse eksporti i vendit tonė pėr nė Serbi ėshtė zero", tha zėdhėnėsi i qeverisė Avni Arifi.

Kėsaj radhe qėndrim tė ngjashėm kanė edhe ekspertėt kosovarė pėr ēėshtje ekonomike, tė cilėt e konsiderojnė si vendim tė dobishėm propozimin e Serbisė pėr vėnie tė embargos, por njėkohėsisht kėto i quajnė gjepura tė Serbisė.

"Pėrdorimi i termit embargo nė kėso situata tejet interesante, mė tepėr ėshtė njė luftė e ftohtė dhe njė luftė speciale nga ana e Serbisė. Mirėpo, nėse analizohet e tėra kjo ēka thonė ata, se do tė vėnė sanksione, do tė vėnė embargo, tė gjitha janė gjepura tė artit tė vet nė Serbi. Kosova do tė kishte fat nėse Serbia do tė vendoste embargo, sepse shteti serb nuk ėshtė aq i krisur qė t'i humbte kėtė burim tė tė mirave ekonomike qė pėrfiton nga Kosova", tha Safet Gėrxhaliu, shef i departamentit pėr marrėdhėnie me jashtė nė Odėn Ekonomike tė Kosovės (OEK).

Ai ka shtuar se nė rast se Serbia merr guximin tė bėjė njė hap tė tillė, atėherė do t'i ndihmonte konsumatorit kosovar. Sipas tij, ekzekutivi i vendit duhet tė shohė pėr alternativa tjera nė rast se njė gjė e tillė ndodh.

"Kėto tė gjitha janė spekulime. Por pavarėsisht nga kjo, ėshtė obligim i qeverisė sė Kosovės qė tė ketė alternativa nė kėtė rast, nėse do tė vinte deri tek njė embargo, dėmet sigurisht do tė ishin tė Serbisė e jo tė Kosovės. Por nga kjo sigurisht qė do tė fitonte edhe konsumatori vendor, sepse do tė hapej rruga pėr tregje tė reja, tė cilat do tė ofronin produkte mė kualitative", u shpreh ai.

Edhe komuniteti i biznesit e quan si zgjedhje me tė cilin do tė pėrfitonte Kosova e jo Serbia. "Nėse ndodh ajo qė Serbia nė mėnyrė zyrtare pretendon tė vėrė embargo me Kosovėn, ajo do ta ketė edhe njė embargo nė veti, do tė ketė edhe njė reaksion edhe prej vendeve tė ndryshme nėse e bėn kėtė. Realisht importet e Kosovės nga Serbia janė shumė mė tė mėdha sesa ato zyrtare, ndėrsa eksporti i Kosovės pėr nė Serbi ėshtė zero", tha Agim Shahini, kryetar i Aleancės Kosovare tė Biznesit (AKB).

Ai ka shtuar se qeveria serbe nuk do tė ketė guxim pėr ta bėrė njė budallallėk tė tillė, duke aluduar nė tė se shteti serb ėshtė shumė i vėmendshėm nė ēėshtjet ekonomike.

"Unė mendoj se Serbia ėshtė shumė e vėmendshme sa i pėrket pėrfitimeve ekonomike. Por nėse e bėn njė hap tė tillė, ajo do tė humbė vetė, pėr Kosovėn nuk do tė ketė embargo. Kosova do tė gjejė alternativa mė tė mira. Por Kosova duhet ta krijojė njė nacionalizėm pėr produkte vendore, siē e kanė serbėt dhe krejt popujt tjerė, tė cilėt janė nacionalistė ekonomikė", shtoi ai.

Asnjė nga kosovarėt nuk janė shprehur se vendi ynė duhet tė marrė njė hap tė tillė, por nėse iniciativa ėshtė e Serbisė dhe ajo implementon atė, atėherė Kosovės nuk do t'i bėnte keq njė gjė e tillė, ashtu siē edhe mendon Serbia.

"Ne nuk jemi qė kufiri tė bllokohet, sepse Serbia ėshtė fqinji ynė i parė. Por nėse importi i Serbisė do tė ishte 300 milionė euro nė Kosovė, atėherė eksporti i Kosovės pėr nė Serbi do tė duhej tė ishte sė paku 250 milionė euro. Andaj e them pėrsėri se ne nuk jemi pėr kėso bllokadash tė tilla, por nėse iniciativa ėshtė e Serbisė, atėherė vendi ynė do tė mundte tė importojė edhe nga vendet tjera pa asnjė problem", tha zėdhėnėsi i qeverisė, Avni Arifi.

Ndėrsa Gėrxhaliu ėshtė shprehur se nė Kosovė nuk do tė ketė ndikim negativ embargoja serbe. Ai ka shtuar se rrugėt pėr tregti ėshtė vėshtirė tė bllokohen.

"Nuk mund tė thuhet se do tė ketė impakt aq tė madh tė ekonomisė kosovare. Ajo mė tepėr ėshtė njė pėrdorim i luftės sė ftohtė nga ana e Serbisė sesa njė problem real pėr Kosovėn. Tregtia ėshtė si uji, depėrton aty ku gjen kanalet e veta. Kėshtu qė edhe Kosova do tė mund tė bėnte treg me vende tjera", tha Gėrxhaliu.

Gazeta Express
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail