|
Serbia fiton n`kurriz tė Kosovės
Prishtinė, 19 tetor 2007 (Express) Drejtues tė Operatorit tė Sistemit tė Transmisionit dhe Tregut tė Energjisė tė Kosovės kanė deklaruar se Operatori i Sistemit dhe Transmisionit tė Serbisė, qė nga viti 2004, ka pėrfituar rreth 5.4 milionė euro nė emėr tė transitit tė energjisė, i cili kalon nėpėr sistemin energjetik tė Kosovės. Kjo pėr shkak se po thirret si pronar i aseteve tė operatorit kosovar. Kėto tė dhėna, drejtues tė KOSTT-it i bėnė gjatė njė konference me gazetarė, ku theksuan se pėrfitimet nga eksploatimi i sistemit energjetik tė Kosovės, operatori serb i ka bėrė vetėm gjatė periudhės korrik 2004 deri nė qershor 2007, ndonėse deri nė qershor tė vitit 2004 ky operator kishte paguar pėr transitin e energjisė elektrike nė Kosovė.
Drejtori menaxhues i KOSTT-it, Fadil Ismajli, tha se sipas operatorit serb, KOSTT-i nuk duhet tė kompensohet pėr transitin e energjisė, pasi sipas zyrtarėve tė operatorit serb, pėrgjegjės pėr njė gjė tė tillė janė ata.
"Qė nga korriku i vitit 2004 e deri mė tani, Serbia pėrfiton 2 milionė euro nė vit nga transiti i energjisė elektrike nė Kosovė. Edhe 2 milionė euro tė tjera nė vit i pėrfiton padrejtėsisht nga alokimi i kapaciteteve interkonektive tė KOSTT-it. Ndėrsa nga ngritja e ēmimit tė importit tė energjisė, dėmi qė i shkaktohet Kosovės supozohet tė jetė shumė i madh", tha Ismajli.
Kosova ėshtė nėnshkruese e Traktatit pėr Komunitetin e Energjisė, me ēka ėshtė bėrė anėtare e barabartė nė tregun rajonal tė energjisė dhe si rrjedhojė edhe ka filluar zbatimin e obligimeve qė dalin nga Komuniteti i Energjisė. Ndėrkaq, KOSTT-i ėshtė anėtar i Trupit Punues tė Operatorėve tė Sistemit tė Transmisionit tė Evropės Juglindore (SETSO TF), mekanizėm ky nė kuadėr tė sė cilit veprojnė grupe punuese teknike si: Menaxhimi i Kongjestionit, Mekanizmi Balancues, Mekanizmi pėr Kompensim tė Transitit.
Gazeta Express
|