Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

CEFTA gjen Kosovėn tė papėrgatitur


PRISHTINĖ, 15 TETOR 2007– Me gjithė deklaratat e zyrtarėve qeveritarė se implementimi i Marrėveshjes pėr tregti tė lirė CEFTA, do t’i krijojė mundėsi tė reja Kosovės nė njė treg prej mbi 50 milionė banorėsh, ekspertėt e ekonomisė thonė se aktualisht ajo po e dėmton atė. Kėtė mė sė miri e tregojnė tė dhėnat e fundit nga Enti i Statistikave tė Kosovės pėr deficitin tregtar qė ka arritur nė 135.9 milionė euro, qė tregon se gjatė kėsaj kohe janė eksportuar mallra nė vlerė prej 12.7 milionė euro, ndėrsa janė importuar 148.7 milionė euro. Dekani i Fakultetit Ekonomik tė Universitetit tė Prishtinės, Rrustem Asllani, vlerėson se shkalla e lartė e deficitit ėshtė pasojė e shkallės sė lartė tė importit dhe prodhimit minor vendės. Sipas tij, marrėveshja pėr tregti tė lirė vetėm sa e ka favorizuar importin pasi qė Kosova nuk ėshtė partner i barabartė nė treg me vendet e tjera tė rajonit. “Marrėveshja pėr tregti tė lirė nuk i konvenon asnjė vendi nėse nuk ėshtė nė nivel tė njėjtė me vendet e tjera. Aktualisht, kjo marrėveshje e CEFTA-s Kosovės nuk i konvenon pasi qė Kosova nuk ėshtė konkurrente dhe nuk ėshtė e barabartė me vendet e rajonit”, thekson Asllani.

Ai thotė se pėr tė dalė nė tregun ndėrkombėtar, Qeveria e Kosovės duhet tė stimulojė prodhimin vendės, sidomos sektorin e agrobiznesit, i cili ka mundėsi tė prodhojė produkte kualitative. Kjo mbėshtetje, sipas Asllanit, i ka munguar biznesit nė pėrgjithėsi qė nga paslufta dhe qeveria duhet tė merret mė seriozisht me krijimin e njė strategjie tė mirėfilltė zhvillimore. Nė anėn tjetėr, edhe privatizimi thotė se nuk ka treguar rezultate, pasi njė numėr i madh i ndėrmarrjeve tė shitura kanė ndryshuar destinacionin dhe nuk kanė filluar ende prodhimin, qė ėshtė edhe njė indikatorė nė rritjen e deficitit tregtar. “Kjo dėshmon se Kosova ėshtė importues i madh si i lėndės sė parė ashtu edhe i mallrave tė konsumit tė gjerė dhe ėshtė pasojė qė reflekton edhe njė tregues makroekonomik krahas shkallės sė lartė tė papunėsisė, dhe shkallės sė ulėt tė investimeve, se nuk ka rritje tė lartė ekonomike”, thekson Asllani. Bilanci tregtar mes eksportit dhe importit vazhdon tė mbetet i pandryshuar qė nga paslufta duke vazhduar ta pėrcjellė ekonominė e Kosovės me deficit. Enti i Statistikave tė Kosovės, nė buletinin e tij pėr tė dhėnat nga Tregtia e Jashtme nė Kosovė, tregon pėr njė rritje tė deficitit tregtar pėr muajin gusht nė vlerė prej 135.9 milionė euro.

Ndėrkaq, eksporti nė muajin gusht ka arritur vlerėn e 12.7 milionė euro, ndėrsa importi 148.7 milionė euro, duke treguar kėshtu njė rritje prej 15.9 pėr qind pėr eksportit dhe 15.3 pėr qind pėr import, krahasuar me gushtin e vitit tė kaluar. Nga tė dhėnat e grupeve kryesore tė eksportit prijnė metalet bazė dhe artikujt e tyre me 48.1 pėr qind, produktet minerale me 14.4 pėr qind dhe produktet bimore me 8.9 pėr qind. Nė anėn tjetėr, sipas tė dhėnave tė grupeve kryesore pėr import, 20.1 pėr qind tė importit e pėrbėjnė produktet minerale, 15.5 pėr qind ushqimet e pėrgatitura, pijet dhe duhani dhe me 10.7 pėr qind zėnė makineritė.

Nė buletinin e ESK-sė, nė tė cilėn janė tė vendosura shtete me tė cilat ėshtė realizuar shkėmbimi tregtar i Kosovės, nė muajin gusht pėrqindja mė e madhe e eksportit ishte nga Maqedonia me 25.1 pėr qind, Serbia me 20.2 pėr qind dhe Shqipėria me 14 pėr qind. Sa i pėrket importit, pėrqindja mė e madhe e mallrave vjen nga Maqedonia me 18 pėr qind, nga Serbia me 14.2 pėr qind dhe nga Gjermania me 10.1 pėr qind. Shifrave tė importit i kontribuon edhe Bashkimi Evropian, qė merr pjesė me 34.4 pėr qind, ndėrsa Kosova nė vendet e BE-se eksporton mallra rreth 27.5 pėr qind.

Tė dhėnat pėr kėtė deficit tregtar nuk i kanė befasuar edhe aq shumė pėrfaqėsuesit e bizneseve, tė cilėt shprehen tė brengosur me pozitėn e bizneseve vendore. Fajin pėr kėtė zyrtarėt e Odės Ekonomike tė Kosovės ua hedhin institucioneve tė vendit, sipas tė cilėve po ndėrtojnė politika nė favor tė bizneseve tė jashtme. Safet Gėrxhaliu, nga OEK-u, pohon se praktika e injorimit tė kėrkesave tė bizneseve ka shndėrruar Kosovėn nė njė shoqėri tė tregut dhe jo nė njė ekonomi tė tregut, pėr shkak tė procedurave burokratike tė cilave nuk mund t’u bėjė ballė biznesi vendės. “Mė nė fund dėshmohet ajo qė e kanė thėnė ekspertėt vendorė se nga ana qeveritare mungon njė pėrkrahje pėr biznesin vendės. Nuk na shqetėson fakti se importi ėshtė ēdoherė nė rritje, nga vetė fakti se mungon pėrgjegjėsi totale e institucioneve, Kosova ėshtė shndėrruar nė hapėsirė eksperimentale”, ėshtė shprehur Gėrxhaliu.

Marrė nga Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail