|
Paribas Bank hyn nė Kosovė
Prishtinė, 8 tetor 2007 - Sistemit bankar nė Kosovė tashmė i ėshtė shtuar edhe njė bankė tjetėr, e cila 50 pėr qind tė kapitalit e ka francez, ndėrsa 50 pėr qind turk.
"Teb Mali Yatirimlar" A.S., ėshtė banka mė e re e cila ėshtė pajisur me licencė preliminare nga ana e Autoritetit Qendror Bankar tė Kosovės (AQBK) pėr tė filluar operimin nė vend. Nė uebfaqen e internetit tė AQBK-sė thuhet se Bordi Drejtues i kėtij institucioni, nė mbledhjen e mbajtur mė 25 shtator tė kėtij viti, ka marrė vendim qė t'i aprovojė licencė preliminare "Teb Mali Yatirimlar" A.S., pėr tė hapur njė degė nė Prishtinė.
Gjysma e kapitalit tė kėsaj banke do tė jetė e "Teb Mali Yatirimlar" A.S', ndėrsa gjysma tjetėr e "Paribas Bank". Asetet e "Paribas Bank" nė fundvitin e kaluar kanė qenė mbi 1 miliard e 258 milionė euro. Ndėrsa depozitat nė po tė njėjtėn periudhė kohore ishin 393 milionė euro. Sot ėshtė njė ndėr bankat mė pėrfituese nė eurozonė, si nė tė hyra, ashtu edhe nė tregun kapital.
BNP "Paribas" operon nė mbi 85 vende dhe ka 141 900 tė punėsuar, duke pėrfshirė 107 000 nė Evropė - 56 100 nė Francė, 15 100 nė SHBA dhe mė shumė se 5 200 nė Azi.
ECIKS / Lajm
|