|
11,5 milionė euro pėr ta futur Xella-n nė prodhim
Lipjan, 26 shtator 2007 - Ekonomia kosovare ka arritur tė pėrforcohet me blloqe ndėrtimi Silka, pasi ka nisur punėn fabrika e tullave Xella nė Lipjan. Investimi i pėrgjithshėm i kėsaj fabrike ka arritur shumėn prej 11 milionė e 500 mijė eurosh, me investitor kryesor Xella International dhe Haro Trade. Kjo fabrikė, ndėrkaq, do tė udhėhiqet nga drejtori kosovar, Samir Krasniqi. Xella, siē ėshtė thėnė nė pėrurim, do tė prodhojė Silka blloqe ndėrtimi me teknologji gjermane, kurse si lėndė tė parė ka lėndėn vendore. Shefi i Administratės sė UNMIK-ut nė Kosovė, Joachim Ruecker, pasi ka marrė pjesė nė shiritin pėrurues tė kėsaj fabrike, ėshtė shprehur se pasi tė ngrihet flamuri dhe tė definohet statusi i Kosovės nė kėtė vend do tė vėrshojnė investitorė tė shumtė nga mbarė bota.
Unė shoh njė zhvillim edhe mė tė madh pasi tė ngrihet flamuri dhe tė definohet statusi i Kosovės, sepse atėherė kėtu do tė vėrshojnė investitorė tė shumtė nga e gjithė bota, shprehej ai. Sipas tij, deri tani kemi pasur gjėra tė mira nė Kosovė. Ai ka pėrmendur rastin e Ferronikelit dhe tani Xella, tė cilat e kanė filluar prodhimtarinė e tyre dhe me eksport. Aktivitetet e mia tė fundit kanė qenė shumė tė rėndėsishme pėr ta bėrė njė Kosovė sa mė tė pranueshme. Kemi pasur edhe investime gjatė kėsaj kohe siē ishin ato nga dy bankat sllovene, telefoninė mobile dhe atė shqiptare, gjithashtu ėshtė vazhdimisht nė rritje ekonomia edhe nė sektorin privat, e ku janė bėrė investime tė mėdha, ka thėnė Ruecker.
Presidenti Sejdiu: Xella, hap i rėndėsishėm zhvillimor
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, fabrikėn e prodhimit tė materialit ndėrtimor Xella nė Lipjan, e ka vlerėsuar si njė hap tė rėndėsishėm zhvillimor pėr kėtė lokalitet dhe njė shembull tė mirė qė flet se nė Kosovė ka siguri dhe kushte shumė tė volitshme pėr investitorėt e jashtėm. Ndihem i kėnaqur, sepse njė lider i materialeve pėr ndėrtim, siē ėshtė grupi Xella International, ka promovuar kėtė investim serioz nė vendin tonė. Ndaj, ky ėshtė njė kapacitet domethėnės i eksportit ndėrtimor dhe i zėvendėsimit tė importit, i punėsimit dhe i pėrmirėsimit tė strukturės sė investimeve tek ne, ka thėnė Sejdiu. Aq mė tepėr, Sejdiu ka rikujtuar se Kosova ka pranuar kriteret e ekonomisė sė hapur tė tregut. Sipas tij, kjo ėshtė bėrė me njė qasje mjaft liberale. Jemi tė interesuar tė krijojmė kushte sa mė tė volitshme pėr investitorėt, qofshin ata tė brendshėm, apo tė jashtėm, pėr zhvillimin e njė sektori tė shėndoshė, privat tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme, e veēmas nė sektorin e prodhimit, ka shtuar ai.
Krasniqi: Investimi shpresėdhėnės, kėso produktesh nuk ka nė rajon
Drejtori kosovar i kėsaj fabrike, Samir Krasniqi, ka bėrė tė ditur se paraprakisht janė bėrė analizat e tregut, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon. Kurse, pėr vetė faktin se kėso produktesh nuk ka nė rajon, ai mendon se kjo ka qenė shpresėdhėnėse se do tė ketė interes tė investohet kėtu. Premisat janė pozitive, sikurse edhe analizat e tregut dhe qė nė start kemi shumė kėrkesa dhe jemi optimist se do tė ketė sukses qė nė fillim, ka thėnė pėr gazetėn, Krasniqi.
Veē kėsaj, ai ka njoftuar se fabrika Xella do tė prodhojė nė dy linja: blloqe pėr ndėrtim dhe tulla tė fasadės pėr dekorim shtėpish. Ky pra ėshtė njė produkt i ri nė tregun kosovar, i cili pėrbėhet nga lėnda e parė natyrore siē ėshtė rėra, gėlqerja dhe uji. Tė gjitha kėto natyrisht kosovare janė. Ky produkt i ri nė tregun kosovar qė mė herėt ėshtė shtrirė nė Evropėn Perėndimore dhe Skandinavi, sė fundmi edhe nė Evropėn Lindore, tash do tė jetė edhe kėtu, konkretisht nė Ballkan, ka theksuar ai.
Ndėrkaq, drejtori gjeneral i Xella Alpe Adria, gjermani Klauss Shtainer ka bėrė tė ditur se qysh para 4 vjetėsh ėshtė marrė njė vendim pėr kėtė projekt. Ndoshta nė atė kohė nuk ėshtė besuar se do tė kemi njė fabrikė ēfarė ėshtė tani. Megjithatė, ne kemi filluar ndėrtimin e fabrikės nė vitin 2004 dhe deri tashti ka kushtuar 11,5 milionė euro, ka thėnė Shtainer.
Kėtu ėshtė sjellė teknologji e re gjermane dhe ėshtė fabrikė bashkėkohore. Unė u premtoj se cilėsia e kėtyre prodhimeve ėshtė njė fuqi e re nė treg.
ECIKS / Marrė nga Koha Ditore
|