|
UNMIK: embargoja e Serbisė pozitive pėr Kosovėn
PRISHTINĖ, 11 SHTATOR 2007 - Pas kėrcėnimeve serbe se ky shtet do tė vendosė embargo ekonomike ndaj Kosovės nė rast se kjo e fundit e shpall pavarsinė, shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Paul Acda, ka pohuar tė martėn se embargoja ekonomike e Serbisė ndaj Kosovės do tė zbuste shkallėn e kontrabandės nė kufijtė me Serbinė, dhe se nuk do tė ndikonte shumė nė ekonominė kosovare, pasi qė rreth 75 pėr qind e mallrave qė importohen nė Kosovė vijnė nga pika kufitare e Hanit tė Elezit.
Acda ėshtė shprehur i bindur se administrata ndėrkombėtarė do tė ishte e lumtur nėse Serbia eventualisht vendos embargo ekonomike ndaj Kosovės, pasi, sipas tij, me vendosjen e saj, tė paktėn kufijtė do tė kontrolloheshin mė mirė. Nė kėtė pjesė tė kufirit tė Kosovės me Serbinė kemi mė shumė njė kontrabandė tė mallrave, andaj UNMIK-u do tė ishte i lumtur nėse Serbia merr vendim pėr vendosjen e embargos, sepse se paku kėto dukuri do tė luftoheshin mė shumė, ka thėnė Acda. Ai ka shpjeguar se mallrat qė vijnė nga ky vend fqinjė janė kryesisht fruta tė freskėta, tė cilat do tė siguroheshin nga vendet e tjera.
Lidhur me kėtė shefi i Shtyllės sė Katėrt i ka sugjeruar Qeverisė sė Serbisė qė vendimin eventual pėr embargo ekonomike ndaj Kosovės ta shqyrtojė me kujdes, sepse nga ky vendim mė sė shumti do tė dėmtoheshin pjesėtaret e komunitetit serb nė veri tė Kosovės. Gjithashtu Acda ka bėrė publike se nė raundet e ardhshme tė privatizimit do tė privatizohen 539 ndėrmarrje tė reja, nė mesin e tė cilave ėshtė edhe kompleksi turistik Brezovica, pėr privatizimin e sė cilės UNMIK-u ka marrė dritėn e gjelbėr nga Zyra ligjore e OKB-sė nė Nju Jork.
Acda ka pohuar se privatizimi i kėtij kompleksi do tė bėhet para sezonit tė sivjetmė dimėror, dhe se ėshtė i interesuar qė investitorėt tė jenė nga jashtė dhe tė mos ketė investime vetėm nė shtigjet e skijimit, por edhe nė hotele. Sezoni dimėror do ta gjejė Brezovicėn tė privatizuar. Qėllimi i tėrė kėsaj ėshtė qė tė tėrheqim investitorė nga jashtė, tė cilėt do tė investonin jo vetėm nė terrenet e skijimit, por edhe nė hotelet tashmė tė amortizuara, ka thėnė Acda.
Ai ka shtuar se nga procesi i deritanishėm i privatizimit nė fondin e privatizimit janė grumbulluar rreth 331 milionė euro, kurse bėri tė ditur se punėtorėve u janė ndarė rreth 15 milionė euro dhe ėshtė duke u punuar maksimalisht nė hartimin e listave dhe ndarjen e mjeteve tė punėtorėve edhe pėr ndėrmarrjet e tjera. Gjithashtu ai ka paralajmėruar se qė nga e mėrkura do tė fillojė punėn edhe kompleksi metalurgjik Ferronikeli, ku pritet qė brenda njė viti tė prodhojė rreth 10 deri nė 12 tonė nikel, ēmimi i tė cilit nė bursėn botėrore ėshtė 49 mijė dollarė pėr ton. Sipas parashikimeve, vetėm nga eksporti i nikelit Kosova brenda njė viti pritet tė mbledhė tė hyra deri nė 500 milionė dollarė.
ECIKS / Koha Ditore
|