Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

RWE e sigurt pėr Kosovėn C


Prishtinė, 6 shtator 2007 — E sigurt pėr fitore nė garėn pėr projektin Kosova C, kompania gjermane RWE ėshtė akomoduar nė njė objekt nė Prishtinė pėr ta promovuar pėr qytetarėt edhe mė shumė profilin e saj si kompania e dytė me e madhe nė Evropė pėr gjenerimin e rrymės. RWE ia ka mėsyrė Kosovės, sepse beson qė do tė jetė njė qendėr pėr prodhimin e energjisė nė tėrė rajonin, ndėrsa shefi i projekteve nė kėtė kompani, Holger Bietz predispozitat qė i ka Kosova i vlerėson si ideale.
Sipas tij, nėse gjithēka shkon ashtu siē kanė planifikuar, nė vitin 2008 mund t'ia fillojnė ndėrtimit tė gjigantit Kosova C.

Express:RWE ėshtė njėra ndėr katėr kompanitė e parakualifikuara pėr tenderin e projektit Kosova C.Cili ėshtė profili i RWEsė? Publiku i Kosovės nuk ėshtė i informuar mirė rreth pėrparėsive dhe dobėsive tė saj...

Bietz:
Ne kemi ardhur kėtu tė bėjmė njė vizitė tė shpejtė, tė elaborojmė pak pėr profilin e kompanisė tonė. Jemi kompania e dytė mė e madhe pėr gjenerimin e rrymės nė Evropė. 7 pėr qind i prodhimit tė rrymės nė Evropė na takon neve. Rreth 70 mijė persona punojnė nė kompaninė tonė dhe ata janė shumė aktivė nė prodhim tė rrymės, nė distribuim dhe furnizim. Jemi aktivė nė tė gjitha format e arritjes sė energjisė nukleare dhe tė burimeve tė ripėrtėrishme tė linjitit e gazit, sidomos arritja e energjisė nga linjiti ėshtė njėra prej fuqive tona kryesore. E bėjmė nė mėnyrė tė integruar, ku pėrpunimi nga minierat edhe gjenerimi i rrymės janė tė integruar nė 1 njėsi. Dhe, jemi tė njohur qė mundohemi t'i optimalizojmė veprimet tona, p,sh nėse rryma ėshtė e shtrenjtė nė Gjermani, atėherė ne bėjmė prodhimin e shtuar tė thėngjillit ashtu qė tė stabilizohet ēmimi. Besomė, sa i pėrket Kosovės, fuqia jonė qėndron nė partnerėt tonė dhe besoj qė 3 konceptet kryesore janė pėrgjegjėsia shoqėrore, tė jemi fer dhe pėrfitimet e shtuara tė dyanshme ekonomike, si dhe teknologjitė mė tė avancuara tė sotme e ato tė nesėrme.

Express: Pse Kosova? Ēka po e tėrheq RWE-nė nė tregun e Kosovės kur,siē edhe kemi raportuar shpeshherė, ne kemi probleme me reduktime tė energjisė dhe jo shumė shpresė pėr rregullimin e shpejtė tė sektorit tė energjisė?

Bietz:
Ne kemi besim tė plotė nė gjasat makroekonomike tė Kosovės. Besojmė qė do tė jetė njė qendėr pėr prodhimin e energjisė nė tėrė rajonin dhe besojmė qė predispozitat qė i ka Kosova janė ideale. Ne besojmė, po ashtu, se njėra prej kėtyre predispozitave ėshtė popullsia e re e aftėsuar, qė do tė kontribuojė nė zhvillimin e Kosovės dhe ky vend ka resurse shumė tė mira tė linjitit, njėjtė siē i kemi edhe ne nė Gjermani. Dhe, kėto do tė eksploatohen pėr pėrfitime, pėr tė mirėn e kosovarėve, por edhe tė rajonit. Sa i pėrket zgjidhjeve tė shpejta nė sektorin e energjisė, besojmė qė tė gjitha nivelet e furnizimit tė energjisė kanė nevojė pėr kujdes, pra ėshtė prodhimi, ėshtė transmetimi ose bartja dhe ėshtė distribuimi. Fillimi do tė jetė me gjenerim, pra me krijim dhe idealisht kjo do tė bėhet nė mėnyrėn e njėjtė siē e kemi bėrė nė Hungari, Gjermaninė Lindore, duke bėrė solucione tė integruara nė fushėn e furnizimit me linjit. Krijimi i energjisė nuk ėshtė diēka qė mund tė bėhet mė zgjidhje tė shpejta, prandaj ne sė pari do t'ia fillojmė prej resurseve ekzistuese tė gjenerimit. Do t'i shikojmė solucionet e mundshme nė interime dhe pastaj tė shikojmė hapat e ardhshėm afatgjatė. Por kemi besim qė do tė punojmė sė bashku me njerėzit e kėtyre kompanive ekzistuese, atėherė edhe do tė jemi tė suksesshėm.

Express: A do ta pėrmirėsojė Kosova C situatėn e furnizimit me energji dhe nė pėrgjithėsi situatėn ekonomike, apo kjo nėnkupton vetėm eksport?

Bietz:
Pyetje shumė e drejtpėrdrejtė dhe pėrgjigje shumė e drejtpėrdrejtė. Kosova ėshtė e para, eksporti i dyti. Mirėpo, eksportet prapė janė nė tė mirė tė Kosovės, sepse ato do t'i ndihmojnė normalisht pikė se pari Kosovės.

Express: Ne kemi parė nė raporte tė ndryshme se tė dhėnat ambientale tė RWE-sė janė shumė tė fuqishme. A do ta ulė RWE-ja ndotjen nė Kosovė apo do tė na sigurojė zgjidhjen mė tė pastėr tė mundshme?

Bietz:
Tė gjitha investimet nė sektorin e energjisė konsiderohen prej 3 aspekteve; E para ėshtė sigurimi i gjenerimit tė siguritė, e dyta ėshtė konsiderata ambientale dhe e treta ėshtė ēmimi qė do tė jetė i mirė pėr popullatėn. Dhe, qė tė 3 kėto duhet tė zhvillohen. Kjo ėshtė e qartė. Do tė fillojmė me sigurimin e sigurt, por natyrisht qė do tė krijojmė solucione qė janė afatgjate pėr tė mirėn e politikave ambientale dhe ambientit. Nė kėtė aspekt, RWE-ja do tė ketė mundėsi tė sjellė teknologjitė mė tė reja dhe mė tė mira pėr ambientin. Njė ekspertizė e madhe qė e kemi ėshtė psh ajo e rikultivimit, qė, d mt h, pas pėrdorimit tė linjitit nga zona tė caktuara ato tė ripėrdoren, rikultivohen dhe tė ripopullohen. Dhe, ndihma e dytė qė do ta japė Kosova ėshtė pra ripopullizimi ose bartja e popullatės nė mėnyrat qė janė tė pėrgjegjshme pėr shoqėrinė dhe tė kujdesshme. Ne me dhjetėra mijėra njerėz i kemi bartur nė Gjermani, prej njė rajoni nė tjetrin, aty ku i kemi ndėrtuar elektranat. Termocentralet tona mė tė reja tė linjitit, qė prodhojnė, punojnė me njė efektshmėri prej 44 pėr qind dhe tash do tė arrijmė deri nė 50 pėr qind efektshmerinė e tyre nė tė ardhmen. Edhe nė Gjermaninė Lindore, pasi qė ra muri i Berlinit, e kemi bėrė njė gjė tė tillė, e, po ashtu, edhe nė Hungari e kemi arritur tė njėjtėn gjė dhe kemi dėshirė ta bėjmė tė njėjtėn punė edhe nė Kosovė.

Express: A frikėsoheni se procesi nuk ėshtė sa duhet transparent dhe a jeni tė kėnaqur me rolin e deritashėm tė bartėsve tė projektit; lokalė dhe ndėrkombėtarė tė pėrfshirė nė proces?

Bietz:
Aktualisht nuk kemi asnjė arsye tė besojmė qė ky proces nuk mund tė jetė transparent, edhe pse natyrisht gara e vėrtetė ende nuk ia ka nisur, pėrpos parakualifikimit ku kemi marrė pjesė. Nė anėn tjetėr, ne tė gjitha proceset i kontrollojmė tėrė kohėn dhe kemi ndjenja shumė tė forta sa i pėrket etikės dhe transparencės sė proceseve. Besojmė qė proceset transparente janė e vetmja mėnyrė pėr tė shkuar pėrpara dhe besojmė se ēdo njėri duhet tė ketė mendimin se transparenca duhet tė jetė udhėrrėfyes pėr biznesin. Nė anėn tjetėr, ka edhe arsye taktike se pse ne dėshirojmė tė investojmė nė asete dhe nėse lejojmė qė proceset tė jenė jo transparente, atėherė ne i rrezikojmė investimet tona.

Express: A jeni tė kėnaqur me zgjedhjen e konkurrencės? A mendoni se lista siguron zgjidhje adekuate pėr Kosovėn?

Bietz:
Ne jemi tė kėnaqur me garuesit nė kėtė garė. Janė mjaft tė fortė dhe i njohim mirė, por nė anėn tjetėr besojmė se predispozitat dhe fuqitė e kompanisė tonė janė unike dhe janė shumė tė pėrshtatshme pėr nevojat e Kosovės.

Express: Kur shpresoni se kompania fituese do tė fillojė me ndėrtimin?

Bietz:
Natyrisht, shpresojmė sa me shpejt qė ėshtė e mundur. Tė gjitha proceset tjera rregullative, lejet qeveritare, politikat duhet tė jenė nė vend para sė procesi t'ia fillojė me tė vėrtetė. Nėse kėto pėrfundohen, ne kemi shpresė se mė 2008-ėn mund t'ia nisim me ndėrtim.

Express: Kosovarėt i pėlqejnė produktet gjermane dhe kompanitė gjermane si pasojė e seriozitetit tė tyre. A nėnkupton arritja eventuale e RWE-sė pėr Kosovėn si njė investues nė njė zonė miqėsore? Dhe, pjesėmarrja juaj a do tė sjellė investues tė rinj nė sektorė tjerė?

Bietz:
Pėrfundimisht do tė them po dhe do tė jap njė shembull tė vogėl. Aktualisht jemi duke udhėhequr vendin mė tė madh ndėrtimor pėr Evropėn afėr Kelnit, ku jemi duke ndėrtuar 2 blloqe me nga 1000 mijė megavat. Mijėra ndėrtimtarė janė duke punuar nė atė vend dhe normal pėrfitimet mė tė mėdha janė pėr kompanitė lokale dhe bizneset lokale, si dhe disa prej prodhuesve mė tė mėdhenj botėrorė tė mekanikės sė termocentraleve, por dhe kompanitė mė tė mėdha botėrore janė prezent aty, pra pas neve. Normalisht nė momentin qė e stabilizoni prodhimin e rrymės, atėherė kompanitė tjera qė shpenzojnė rrymė do tė na pėrcjellin dhe investimi jonė do tė jetė me pėrfitim tė madh pėr popullin e Kosovės dhe tėrė shoqėrinė. Ēelėsi i zhvillimit do tė jetė energjia dhe ne do ta prodhojmė atė se bashku me juve.

(Marrė nga Gazeta Express)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail