|
Aeroporti prin me rroga nga ndėrmarrjet publike
Prishtinė, 5 shtator 2007 - Trendet e rritjes se pagave nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės vazhdojė. Edhe pse rritjet arsyetohen nga zyrtarėt e lartė tė Aeroportit pėr kuadrot deficitarė, pagat e menaxherėve pėr qytetarėt e Kosovės janė larg tė paarritshme. Nuk mund tė krahasohen as me pagat e krerėve mė tė lartė tė shtetit. Kjo ndėrmarrje publike ėshtė detyruar tė marrė kredi pėr tė realizuar projektet kapitale nga Raiffeisen Bank kėto ditė, kurse lukset e menaxherėve nuk kanė tė ndalur.
Mbikėqyrėsi i kontrollorėve tash shef i kėtij sektori nga 2.200 i ėshtė rritur paga ne 2.700 mije euro pas rritjes edhe tė postit tė tij sikurse edhe tė dy kontrollorėve tė tjerė qė nga pagat prej 1.900 u janė rritur nė 2.200 euro sikurse edhe pozitat e tyre. Kontrolloret janė tė lastuarit e Aeroportit duke u ndier si tė pazėvendėsueshėm edhe mė herėt kanė qenė tė pakėnaqur me pagat e tyre, duke kėrkuar qė ato tė nivelizohen me pagat e menaxherėve prej 2.800 mijė euro. Por jo vetėm kontrollorėt, por edhe menaxherėt e kėsaj ndėrmarrjeje pėrveē pagave marramendėse kanė beneficione tė tjera, xhipat mė luksozė tė cilėt jo vetėm qė i shfrytėzojnė tėrė kohėn edhe jashtė orarit tė punės por sivjet i kanė shfrytėzuar pėr tė shkuar edhe nė pushime verore disa prej menaxherėve. Tė gjithė mbajnė telefona mobilė tė tipave mė tė ri, pagesat mujore janė po ashtu barrė e buxhetit tė ANP-sė.
ECIKS / Koha Ditore
|