|
Shqipėria subvencionon bujqėsinė
Tiranė, 2 shtator 2007 - Qeveria shqiptare do tė detyrohet tė subvencionojė deri nė 5% tė vlerės sė produktit tė sektorit bujqėsor, sipas ligjit tė ri qė ka hartuar dhe pėrgatitur Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit. Pėr herė tė parė, nė 2007-ėn bujqėsia shqiptare, pas gati dy dekadash tranzicion, do tė ketė ligjin e saj fondamental, atė pėr bujqėsinė e zhvillimin rural.
Sipas kėtij ligji, strukturat politikėbėrėse dhe ato ekzekutive tė shtetit detyrohen tashmė me ligj tė adresojnė mbėshtetje financiare pėr bujqėsinė, bazuar nė standardet e pėrcaktuara nė konferencat e njohura tė bujqėsisė botėrore nė Doha, Cancun dhe Hong-Kong. Ligji i ri i ushqimit, produkt po i vitit 2007, i cili ka marrė plotėsisht mbėshtetjen e Brukselit, pritet tė jetė nė agjendėn e Kuvendit tė Shqipėrisė nė hapjen e sesionit tė ri parlamentar, ligj ky i cili do tė hedhė bazat e standardeve tė sigurisė ushqimore.
Po kėtė vit, ministria
ka vėnė pėrfundimisht kornizėn mė tė rėndėsishme ligjore lidhur me zhvillimin nė terma afatmesme e afatgjatė tė bujqėsisė nė vend. Bazuar nė standardet evropiane, ka pėrfunduar tėrėsisht, pas njė diskutimi tė gjatė nė tė gjitha nivelet i tri strategjive qė lidhen me zhvillimin e kėtij sektori, strategjia sektoriale e bujqėsisė, ajo ndėrsektoriale e zhvillimit rural dhe strategjia e sigurisė.
Gazeta Express / ECIKS
|