|
Mė pak bukė nga Serbia
Prishtinė,6 gusht 2007 Pėrfundimi i korrje-shirjeve tė grurit nuk ėshtė i kėnaqshėm. Por nėse krahasohet me vitin e kaluar, kur Kosova nuk ka mundur tė sigurojė mbi 50 pėr qind tė nevojave direkte tė popullit pėr ushqim, kėtė vit ato janė tejkaluar pak mbi 10 pėr qind.
Por, statistikat e Ministrisė sė Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural (MPBZHR), me ato tė profesorėve, tė cilėt i kanė grumbulluar ato nė tėrė territorin e Kosovės, janė tė ngjashme, por jo edhe tė njėjta. Sipas zyrtarėve tė kėsaj ministrie, kėtė vit Kosova ka siguruar nevojat pėr ushqim rreth 20 pėr qind mė mirė sesa vitin e kaluar. "Sivjet rezultatet e korrje-shirjeve janė mė tė mira se viteve tė kaluara. Sipas tė dhėnave qė kemi mbledhur deri tash, nga ky vit janė siguruar rreth 70 pėr qind e nevojave tė popullit tė Kosovės. Kjo nėnkupton se nė kėtė vit ėshtė siguruar grurė pėr 20 pėr qind mė shumė", tha Adem Arifaj, zyrtar nė MPBZHR.
Ndėrsa, profesori Ymer Rusinovci, i cili ėshtė ligjėrues nė Universitetin e Prishtinės (UP), ka thėnė se rezultatet e sivjetme nuk mund tė konsiderohen si njė sukses i arritur. Ai ka mbledhur tė dhėnat nė tė gjitha rajonet e Kosovės, dhe, sipas tij, kėtė vit ėshtė siguruar 60 apo 65 pėr qind e nevojave direkte pėr ushqim. "Nuk mund tė thuhet se kemi arritur njė sukses. Ajo qė ėshtė realizuar kėtė vit, ka ndodhur edhe para dy viteve. Kjo qė kemi siguruar ne nėnkupton se ėshtė realizuar 60 apo 65 pėr qind e nevojave tė drejtpėrdrejta. Meqė nė Kosovė industria ushqimore nuk funksionon, kjo mund konsiderohet nė kėtė masė", tha ai.
Por, edhe nėse konsiderohet kjo si e arritur, e tėra ka ndodhur me fuqinė e fermerėve kosovarė, qė nėnkupton se nuk ka pasur subvencione nga Qeveria e Kosovės.
Muhamet Farizi, drejtor i prodhuesve kosovarė tė miellit, ka thėnė se Zoti ka qenė ai i cili ka ndikuar qė rezultatet tė jenė mė tė mira se vitin e kaluar. "Nėse i krahasojmė me vitet e shkuara, viti i kaluar ka qenė mė i dobėt sesa sivjet. Ndėrsa viti i parvjetmė ka qenė mė i mirė se vjetmi dhe i sivjetmi. Po edhe kėtė vit rezultati ėshtė i kėnaqshėm. Faktori kryesor pėr kėtė rezultat tė mirė ėshtė Zoti. Nė fazėn e rritjes sė grurit, kushtet klimatike kanė qenė shumė tė mira", tha Farizi.
Njė gjė tė tillė e ka thėnė edhe Arifaj nė MPBZHR, i cili ka dhėnė se angazhimi i kosovarėve pėr t'i punuar tokat e tyre me kėtė kulturė, ka ndikuar nė kėtė.
"Kjo ngritje ka ardhur si rezultat i vullnetit tė mirė tė fermerėve, tė cilėt kanė qenė tė gatshėm tė punojnė. Edhe kushtet klimatike janė njėri ndėr faktorėt kyēė qė ka ndikuar nė rritjen e rendimentit. Subvencione aktualisht nuk ka nga ministria jonė, por fermerėt janė tė liruar nga taksat pėr plehrat dhe nė disa ēėshtje tė tjera", shtoi ai.
Pjesėn tjetėr qė Kosova nuk ka mundur ta sigurojė nga tokat e saj, ajo zakonisht e ka importuar. Vendi i cili ka pėrfituar mė sė shumti nga kjo mungesė ėshtė Serbia, e cila ka plotėsuar nevojėn tjetėr qė kosovarėt tė ngopen mė bukė. Pėr kėtė Farizi ka thėnė se Kosova ka mjaft kapacitete prodhuese, tė cilėt do tė arrijnė tė sigurojnė nga importi apo nga rezervat e tyre pjesėn e pasiguruar tė miellit.
Kosova nė tri vitet e fundit nuk ka mundur ta tejkalojė kėtė sasi tė grurit. Brenda kėsaj kohe, viti i kaluar ka qenė mė i dobėt sa i pėrket sigurimit tė miellit.
"Pjesa tjetėr do tė sigurohet prej importit, kryesisht prej vendeve fqinje. Realisht nuk bėn askush tė krenohet. Nė tri vitet e fundit, rezultati ka qenė afėrsisht i njėjtė, pėrveē vitit tė kaluar kur thatėsia ka qenė e madhe. Ndėrsa kėtė vit kushtet klimatike kanė qenė mė tė mira se vitin e kaluar", tha Rusinovci.
ECIKS / Gazeta Express
|