|
Kreditė e shtrenjta nė Ballkan
Kosova, Shqipėria, Serbia dhe Rumania janė vendet ku normat e interesit janė mė tė lartat. Sipas Bankės sė Shqipėrisė, nė kėto vende kamatat pėr kredi janė 14.1 pėr qind. Sipas BSH-sė, njė gjė e tillė ndodh pėr shkak tė konkurrencės monopoliste
Tiranė, 4 gusht 2007 Shqiptarėt paguajnė interesat mė tė larta nė rajon pėr kreditė qė marrin nga bankat private. Banka e Shqipėrisė njoftoi se interesat e kredisė nė kėtė vend janė mė tė ulėta vetėm me ato qė zbatohen nė Serbi, ndėrsa janė dukshėm mė tė larta se ato tė vendeve tė tjera tė Ballkanit dhe Evropės Qendrore e asaj Lindore. Mė konkretisht, norma mesatare vjetore e interesit tė kredive aktualisht nė Shqipėri ėshtė 14.1 pėr qind, ndėrkohė qė mesatarja e rajonit ėshtė 12 pėr qind. Por, kjo mesatare ėshtė ndikuar shumė nga norma e lartė prej rreth 16 pėr qindėsh e interesave nė Serbi.
Pas Shqipėrisė, nė listė pėr norma tė larta tė interesit tė kredisė vjen Rumania, ku interesat janė rreth 13.9 pėr qind. Ndėrsa vendet e tjera janė tė gjithė poshtė nivelit tė 10 pėrqindėshit. Por, nėse pėr dy vendet e mėsipėrme, Serbisė dhe Rumanisė, normat e larta tė interesave pėr kreditė shpjegohen me pėrqindjen e lartė tė kredive tė pakthyera, tė cilat arrijnė deri nė 8 herė mė tė larta se ato tė shtetit shqiptar,edhe pse nė Shqipėri kėto interesa janė tė pashpjegueshme. Nė fakt, me gjithė numrin e madh tė bankave qė operojnė nė kėtė vend, njė studim i fundit i Bankės sė Shqipėrisė e ka cilėsuar tregun bankar me konkurrencė monopoliste, qė do tė thotė se ekziston njė shkallė diferencimi nė sistem, ku bankat operojnė nė segmente tė ndryshme tė tregut dhe ofrojnė produkte tė ndryshme nga njėra-tjetra. Kjo, e shoqėruar me kėrkesėn e lartė tė ekonomisė pėr para, ēon nė norma tė larta tė interesit pėr kreditė qė japin bankat.
"Shqipėria mund tė quhet padyshim parajsa e bankave, kjo tė paktėn po tė krahasohet me vendet e tjera tė ish-bllokut komunist. Pėrveē normave tė larta, shqiptarėt janė edhe huamarrėsit mė korrektė. Niveli i kredive tė pakthyera nė vendin tonė ėshtė vetėm 3.3 pėr qind, ndėrsa nė Serbi ky nivel ėshtė 24 pėr qind dhe nė Rumani 8.5 pėr qind", kėshtu ėshtė vlerėsuar nė Shqipėri nga mediat dhe Banka e Shqipėrisė, problemi i normės sė lartė tė interesit. Kreditė me probleme nė rajon janė mė tė ulėta se Shqipėria, vetėm nė Bullgari dhe Kroaci me respektivisht 2.2 dhe 2 pėr qind.
ECIKS
|