Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Maqedonia sėrish bllokon eksportin kosovar



UNMIK-u konsideron se institucionet vendore dhe ndėrkombėtare ne Kosovė nuk mund tė reagojnė pėr shkak se Maqedonia ėshtė shtet sovran. Ndėrkohė autoritetet qeveritare tė Kosovės as qė kanė marrė pėrgjigje nga homologėt e tyre maqedonas

Arbana Xharra / Koha Ditore


Prishtinė, 27 korrik 2007 – Maqedonia ka bėrė tė qartė sėrish se do ta bllokojė Kosovėn qė tė fusė nė tregun maqedonas prodhimet e saj, duke i kėrkuar pėr tė dytėn herė mijėra euro pėr njė kamion miell qė kompania kosovare “M&Silosi” deshi ta fusė nė tregun maqedonas. Vetėm njė muaj pasi ka paguar njėzet mijė euro pėr disa kamionė miell qė ka dashur t’i eksportojė nė Maqedoni, tė premten, mė 20 korrik, doganierėt maqedonas i kanė kėrkuar Silosit edhe 3.400 mije euro pėr njė kamion miell. Ata kanė bllokuar kamionin me miell me ditė tė tėra, me arsyetimin e njėjtė se duhet vėrtetuar prejardhja e mallit.

UNMIK-u konsideron se institucionet vendore dhe ndėrkombėtare nė Kosovė nuk mund tė reagojnė pėr shkak se Maqedonia ėshtė shtet sovran. Ndėrkohė mungesa e autoritetit qeveritar kosovar ka bėrė qė atyre as tė mos u pėrgjigjen me shkrim homologėt e tyre maqedonas. Ministri pėr Tregti edhe Industri herėn e parė kur ėshtė bllokuar malli i “M&Silosi” i ka dėrguar letėr me shkrim ministres pėr Ekonomi nė Maqedoni nga e cila ende nuk ka marrė pėrgjigje.

Drejtori ekzekutiv i “M&Silosi”, Adnan Merovci, bėri tė ditur se kėsaj radhe ata kanė dashur vetėm ta testojnė sjelljen e doganės maqedonase.

“Kemi nisur 25 tonė me miell nė Maqedoni, tė premten mė 20 korrik, sa pėr tė testuar sjelljen e doganave maqedonase. E kemi parė se ne do tė vazhdojmė tė pengohemi nga ta, duke na shkaktuar ērregullime nė shitje”, ka bėrė tė ditur Merovci. Ai ka thėnė se pėr kėtė rast e ka lajmėruar edhe Shtyllėn IV tė UNMIK-ut dhe Ministrinė pėr Tregti dhe Industri. Nga njė korrespodencė qė ka mbajtur Merovci me njė zyrtar tė Shtyllės IV mėsohet se UNMIK-u konsideron se aksionet e Kosovės ndaj shtetit maqedonas janė tepėr tė limituara.

“Siē e dini javėn e kaluar ėshtė dėrguar letra e dytė nga drejtori i Shtyllės IV dhe nga Ministri pėr Tregti edhe Industri dhe ende jemi duke pritur pėrgjigjen prej Ministrisė maqedonase tė Ekonomisė. Pothuajse tė gjitha institucionet vendore dhe ndėrkombėtare janė tė informuara, mirėpo duke pasur parasysh se Maqedonia ėshtė shtet sovran aksionet nga ana jonė janė tepėr tė limituara”, thuhet nė pėrgjigjen qė i ka dėrguar pėrmes email-it njė zyrtar i Shtyllės IV tė drejtorit tė“M&Silosi”.

Merovci e ka njoftuar pėrsėri UNMIK-un se doganat nė Maqedoni e kanė kėrkuar prapė verifikimin e mallit dhe se Marrėveshja pėr Tregti tė Lirė nuk po respektohet.

“Malli ynė do tė kalonte vetė nėse ne paguajmė depozitat qė ata kėrkojnė. MTL-ja nuk po respektohet, po e pėrsėris se kjo ėshtė ēėshtje politike dhe kėrkon trajtim dhe pėrgjigje politike”, ka thėnė Merovci.

Ai ka kėrkuar qė edhe doganat tona tė sillen njėjtė me mallrat maqedonase qe futen ne Kosovė. “Kjo do tė ishte masė mė adekuate e cila do tė prodhonte efekt, pėrndryshe ne edhe me tutje do ti kemi problemet e njėjta”, ka shtuar Merovci.

Tė mėrkurėn asnjė zyrtar i Ministrisė pėr Tregti edhe Industri nuk ka komentuar lidhur me bllokadėn e dytė tė miellit tė “M&Silosi”, e cila pėrveē mjeteve qė po i kėrkohen duhet tė paguajė edhe taksė pėr mallin qė po i qėndron ne terminalin doganor.

Disa javė mė parė, Dogana e Maqedonisė pati bllokuar pėr plot dymbėdhjetė ditė rreth 200 tonė miell tė kėsaj kompanie. Arsyetimi zyrtar i doganave ishte se dėshironin tė vėrtetonin origjinėn e mallit, nėse ai vėrtet ishte prodhuar nė Kosovė dhe pėr kėtė kishin kėrkuar 20 mijė euro.

Ndėrkohė doganat kosovare patėn vėrtetuar se prodhimi ėshtė kosovar dhe se ‘M&Silosi’ mund tė sigurojė lėndėn e parė pėr tė prodhuar miellin qė eksporton nė Maqedoni. Mirėpo doganat maqedonase kėtė nuk e patėn marrė parasysh.

U pati mėsuar se doganat maqedonase patėn deklaruar se vendimi pėr bllokimin e tetė kamionėve me miell, qė po eksportoheshin pėr nė kėtė vend, ėshtė urdhėruar drejtpėrdrejt nga Qeveria maqedonase, me kėrkesė tė Shoqatės sė Mullisėve tė Maqedonisė pėr shkak tė konkurrencės nė treg.

Atėbotė ministri i Tregtisė dhe Industrisė, Bujar Dugolli, pati deklaruar se kjo ėshtė shkelje e Marrėveshjes pėr Tregti tė Lirė.

Edhe Oda Ekonomike nė Kosovė pati reaguar duke thėnė se nuk ka ndonjė arsye tjetėr qė mielli nga Kosova tė mbahet i bllokuar. Zyrtarė tė OEK-ut patėn thėnė se kjo teston edhe aftėsitė e institucioneve kosovare pėr tė mbrojtur bizneset vendore dhe tė drejtat e tyre qė u takojnė me Marrėveshje pėr Tregti tė Lirė.

ECIKS / Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail