|
Fillon faza e dytė e projektit Kosova C
Nėnshkruhen kontratat me PricewaterhouseCoopers (PwC), Hunton&Williams (H&W) dhe Environmental Resources Management (ERM) pėr pėrgatitjen e tenderit dhe pėrzgjedhjen e investitorit strategjik, i cili do tė ndėrton termocentralin e ri Kosova C
Prishtinė, 20 korrik 2007 Ministria e Energjetikės dhe Minierave bėn tė ditur se mė 30 korrik, nė Kosovė do tė vijnė tri kompani me mė shumė se 50 ekspertė me renome ndėrkombėtare tė cilėt do tė punojnė pėr Komitetin Drejtues tė Projektit Kosova C nė pėrgatitjen e tenderit pėr pėrzgjedhjen e investitorit strategjik pėr ndėrtimin e termocentralit tė ri Kosova C, hapjen e minierės nė Sibovc dhe rehabilitimin e njėsive tė termocentralit Kosova A.
Mbėshtetja teknike pėr pėrgatitjen e dokumentacionit tė tenderit, pėrfshirė kėtu edhe koston e punės tė kėshilltarėve profesional, mbulohet nga granti i Bankės Botėrore.
Kompanitė e pėrzgjedhura, pėrmes njė procesi konkurrues, tė cilat do tė ofrojnė shėrbimet kėshillėdhėnėse pėr transaksion, legjislacionin dhe kornizėn rregullative si dhe pėr ēėshtjet mjedisore dhe sociale janė:
- PricewaterhouseCoopers LLP nga Anglia (Kėshilltarėt e transaksionit) me mbėshtetje nga John T Boyd Company nga Anglia, me ekspertizė nė fushėn e minierave dhe Parsons Brinkerhoff, nga Anglia me ekspertizė nė fushėn e gjenerimit. Objektiva kryesore e kėshilltarėve tė transaksionit ėshtė ofrimi i mbėshtetjes pėr pėrmbylljen me sukses tė negociatave me investitorin e pėrzgjedhur, pėrmes tenderit pėr investimet nė transaksionin e propozuar.
- Hunton& Williams nga SHBA (Kėshilltarėt ligjorė) me mbėshtetje nga IPA Energy + Water Consultants nga Anglia. Objektiva kryesore e kėtyre kėshilltarėve do tė pėrqendrohet nė ofrimin e mbėshtetjes ligjore dhe rregullative pėr finalizimin me sukses tė transaksionit.
- Energy Resources Management nga Italia (Kėshilltarėt mjedisorė dhe social) me mbėshtetje nga ELC Electoconsult nga Italia, me ekspertizė nė fushėn e energjisė, dhe CSA Consulting International Limited nga Anglia, me ekspertizė nė fushėn e minierave.
Kėshilltarėt mjedisorė e social do tė ofrojnė mbėshtetje profesionale pėr ēėshtjet mjedisore dhe sociale, nė pėrputhshmėri me direktivat e BE-sė dhe praktikat mė tė mira ndėrkombėtare, tė domosdoshme gjatė finalizimit me sukses tė transaksionit.
Pritet qė brenda kėtij viti kėta kėshilltarė ti dorėzojnė Komitetit Drejtues tė Projektit dokumentacionin e tenderit pėr aprovim dhe shpallje.
Projekti pėr ndėrtimin e centralit tė ri me djegie linjiti, Kosova C, menaxhohet nga Komiteti Drejtues i Projektit i cili udhėhiqet nga Ethem Ēeku, Ministėr i Energjisė dhe Minierave tė Kosovės.
ECIKS
|