|
Infrastruktura doganore dhe kufitare arrin standardet evropiane
Zyrtari pėr ēėshtjet e Kosovės nė Komisionin Evropian, Khaldoun Sinno, gjatė qėndrimit nė Prizren ka theksuar se pėrurimi i vendkalimit kufitar tregon mbėshtetjen e BE-sė pėr Kosovėn
Prizren, 18 korrik 2007 Autoritetet e pushtetit lokal dhe qendror dhe ata tė administratės ndėrkombėtare, tė shoqėruar nga pėrfaqėsuesit e Komisionit Evropian, tė mėrkurėn kanė pėruruar objektin e vendkalimit kufitar nė Vėrmicė. Me kėtė rast, zyrtarėt e lartė janė shprehur se realizimi i kėtij projekti i plotėson kriteret evropiane nė masė tė madhe sa i pėrket menaxhimit tė kufijve.
Sipas numrit dy tė UNMIK-ut, Steven Schook, qėllimi i vizitės ka qenė shprehja e mirėnjohjes ndaj Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim, pėr punėn qė kanė bėrė nė pėrmirėsimin e infrastrukturės doganore dhe
kufitare.
Ne kemi ardhur kėtu qė ta falėnderojmė Agjencinė Evropiane pėr Rindėrtim, e cili po bėn njė punė tė madhe dhe ka bėrė disa objekte qė janė ndėr mė tė mirat nė rajon, sa u pėrket pikave doganore dhe kufitare. Ju duhet tė jeni mirėnjohės pėr punėn qė e kanė bėrė ata. Kanė bėrė njė punė me tė cilėn kėto objekte i plotėsojnė deri nė 95 pėr qind standardet evropiane, ėshtė shprehur zėvendėsadministratori i Kosovės, derisa sė bashku me delegacionin po vizitonin objektet e trashėgimisė kulturore nė Prizren.
Ndėrsa zyrtari pėr ēėshtjet e Kosovės nė Komisionin Evropian, Khaldoun Sinno, gjatė qėndrimit nė Prizren ka theksuar se pėrurimi i vendkalimit kufitar tregon mbėshtetjen e BE-sė pėr Kosovėn nė kėtė moment. Sipas tij, projekti i vendkalimit kufitar dėrgon tri porosi kryesore, qė forcon mbėshtetjen e BE-sė, bashkėpunimin rajonal dhe implementimin e standardeve evropiane. Duke sqaruar porosinė e parė, Sinno ka potencuar se deri mė tani BE-ja ka ndihmuar Kosovėn me mbi njė miliard euro, ndėrkohė qė asistenca si pjesė e instrumentit parahyrės nė BE do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen me 200 milionė eurot e siguruara pėr tre vjetėt e ardhshėm.
Projektet e tilla tregojnė edhe rėndėsinė e bashkėpunimit rajonal, dhe sa i rėndėsishėm ėshtė ai pėr qarkullimin mė tė efektshėm tė mallrave, njerėzve dhe kapitalit. Ekonomia e Kosovės do tė zhvillohet dhe do tė pėrfitojė nga kjo, ka deklaruar zyrtari evropian.
Nė fund, ai ka pėrsėritur se implementimi i standardeve evropiane nė Kosovė, po ashtu ėshtė njė sferė ku BE-ja kontribuon.
Kėtė e bėjmė nė baza tė pėrhershme me administratėn e Kosovės, me dialog teknik dhe asistencė nė shumė sektorė, duke filluar nga menaxhimi i kufijve, prokurimi publik e deri te sektori i drejtėsisė. Kjo tregon se BE-ja ėshtė kėtu dhe kėtu do tė mbesė, ka thėnė Sinno.
Ndėrkaq, kryetari i Komunės sė Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ėshtė shprehur i kėnaqur qė vendkalimi kufitar ėshtė ndėrtuar nė pėrputhje me standardet e larta evropiane. Krahas kėsaj, ai u ka mundėsuar mysafirėve qė tė njihen me atmosferėn e qytetit nė Prizren, duke i shoqėruar pėr vizitė nė Kishėn e Zonjės Ndihmėtare, Kishėn e Shėn Gjergjit, Xhaminė e Sinan Pashės dhe sheshin Shatėrvan.
Koha Ditore
|