|
AKM-ja shet edhe 14 ndėrmarrje pėr 3.7 milionė
Prishtinė, 17 korrik 2007 Mbi 3.7 euro milionė euro kanė kushtuar 14 ndėrmarrjet e shpallura pėr shitje nė rrethin 26 tė privatizimit, ceremonia e sė cilės u mbajt tė mėrkurėn.
Oferta mė e lartė ėshtė dhėnė pėr ndėrmarrjen shoqėrore Ndėrtimtari nė Prishtinė, e cila ka sipėrfaqe prej 1.19 hektarėsh nė zonėn industriale, ku kohėve tė fundit janė zhvilluar shumė biznese. Kjo ndėrmarrje ka edhe njė depo nė sipėrfaqe prej 676 metrash katrorė. Pėr kėtė ndėrmarrje u ofruan 721.721 euro. Ndėrkohė qė mė sė liri u shit depoja Pozharan nė Gjilan, pėr 50 mijė euro me gjithsej 23 hektarė.
Edhe nė kėtė rreth tė privatizimit, qė u vlerėsua me mė se paku ndėrmarrje tė tenderuara, nuk pati asnjė ofertė nga Mitrovica. Tė gjitha ndėrmarrjet janė shitur me spin-off tė rregullt. Depoja nga Gjilani Pasuria bujqėsore u shit po ashtu me ēmim mė tė lartė sesa ndėrmarrjet tjera, ofertuesi i fshehur pas kodit P34 ka dhėnė mbi 503 mijė euro. Pėr njė ndėrmarrje nuk ka pasur njė ofertues, kurse pėr dy shitore Llapi ka pasur vetėm dy oferta me ēmimin mė tė lartė prej 74 mijė euro. Pėr kėtė ndėrmarrje do tė vendosė Bordi i AKM-sė.
Ndėrmarrja e re Komuna Klina u shit pėr 202 mijė euro, Podrima Rahavec ,qė gjendet nė qendėr tė kėtij qyteti dhe pėrfshin njė kompleks tė shitoreve, ėshtė shitur pėr 378 mijė euro, kjo ndėrmarrje ka pesė shitore dhe njė sipėrfaqe prej 368.8 metra katrorė. Nė Suharekė, ndėrmarrja Kooperimi agroqendėr, qė ka objekt me zyrė nė sipėrfaqe prej 430 metra katrorė, si dhe pompėn pėr derivate me njė rezervar me kapacitet prej 25 tonėve, ka kushtuar 131.500 mijė euro. Ndėrmarrja e re Kosova-Trans - baza e riparimit teknik & autobusėt - Prizren, qė ėshtė njė nga kompanitė kryesore tė transportit tė udhėtarėve nė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 69 ari e 92 metra katrorė, mori ofertėn mė tė lartė prej 335 mijė euro. Shtatėdhjetė e pesė hektarė dhe ndėrtesa administrative e ndėrmarrjes Toka bujqėsore-Rakosh, qė gjendet nė Istog, ka kushtuar 321 mijė euro.
Kurse toka bujqėsore nė Drenovė, me sipėrfaqe prej 240 hektarėsh, u shit pėr 410 mijė euro. Agro-kultura ndėrmarrje e re depo bashkė me tokė bujqėsore nė Gremovė, me sipėrfaqe prej 57.5 hektarėsh, pjesa mė madhe e sė cilės ėshtė pėrdorur pėr kultivimin e grurit dhe drithėrave, ka kushtuar 309 mijė euro. Toka bujqėsore nė Nec, qė gjendet nė afėrsi tė fshatit Sllatinė me sipėrfaqe prej 85 hektarė, u shit pėr 106 mijė euro. Toka bujqėsore e ndėrmarrjes sė re Pozharan Stub, qė ka sipėrfaqe prej 23 hektarė, ka kushtuar 51.500 mijė euro. Toka bujqėsore Beli-Dub u shit pėr 156 mijė euro.
Agjencia Kosovare e Mirėbesimit deri mė tash ka tenderuar 500 ndėrmarrje shoqėrore, nga tė cilat ka grumbulluar 330 milionė euro qė po vazhdojnė tė mbahen tė bllokuara, pėrveē 20- pėrqindėshit qė iu ndahet punėtorėve tė ndėrmarrjeve tė privatizuara. Ndėrsa ka nėnshkruar 287 kontrata me blerėsit.
Koha Ditore
|