|
Dardania, fshat i internetit dhe kompjuterėve
Ferizaj, 9 korrik 2007- Fshati Dardani i Ferizajt, tash e tutje nuk do tė njihet vetėm si fshat i kooperativave bujqėsore. Nė vend tė grurit nė ara tė Moravės, dardanėt e rinj do tė kenė mundėsi tė pėrdorin internetin. Mbase kjo tingėllon si diēka shumė postmoderne, por qė nga e premtja pas pėrurimit tė qendrės pėr shpėrndarjen e internetit VIP Trading dhe Albi, ky fshat mund tė konsiderohet si qendėr e internetit. Se nismat private mund tua kalojnė edhe atyre publike flet edhe ky rast. Kėshtu qė Dardan-neti i PTKsė ka humbur betejėn pikėrisht nė Dardani duke u vonuar me ofrimin e shėrbimeve efikase, gjė tė cilėn tashmė ka nisur kjo kompani private. Ambiciet e projektit austriako-kosovar ėshtė qė kjo qendėr tė jetė mė e madhja nė Ballkan pėr shpėrndarje interneti dhe telefonie.
Austriakėt nuk presin definimin e statusit
Pėr kėtė projekt pėr tė cilėn u tha se deri nė rrumbullakimin e tij tė plotė do tė kushtojė miliona euro kishte investuar edhe Qeveria austriake, e cila nuk ka pritur definimin e statusit tė Kosovės qė tė investojė nė Kosovė. Firma private themeluese ajo austriake VIP trading dhe ajo e Shaip Emerllahut Albi company janė bartės tė kėtij projekti. Tash pėr tash do tė ofrohen shėrbime tė cilėsisė sė lartė nė shumė fusha tė teknologjisė informative, ndėrsa sipas Alfred Vinkler, menaxher, pritet tė punėsohen deri 200 punėtorė.
Edhe pse mbahej nė njė fshat promovimi i kėtij projekti pėrcillej me njė disenj evropian. Nė dy ekranė tė mėdhenj jepeshin pamje nga zhvillimi i kompanisė, ndėrsa me reflektorė bombardohej skena nga drejtoheshin pėrshėndetje. Kėtė projekt e pėrshėndetėn edhe ministri Dugolli dhe kryetari Grainca, tė cilėt i gėzoheshin se kėto investime rrisin besimin nė sigurinė e realitetit politik nė Kosovė. Sipas tė dhėnave qė u paraqitėn deri tashti shėrbimet e kėsaj kompanie kanė nisur ti shfrytėzojnė qytetarėt e Vitisė, Gjilanit dhe tė Therandės.
Kompania ėshtė e specializuar pėr shėrbime Wiereless internet (pa kabllo). Pėr tė qenė sa mė tė pėrgatitur kjo kompani ka ngritur njė objekt afarist nė fshatin Dardani si edhe ka trajnuar njė numėr punėtorėsh dhe ekspertėsh.
A do tė kompletohen kompjuterėt?
Tė gjithė tė pranishmit shpresonin se ky ėshtė fillimi dhe se sė shpejti nė Dardani do tė kompletohen edhe kompjuterėt. Se VIP Trading dhe Albi, do tė jetė adresa e parė pėr fushėn e informatikės nė Kosovė, mbase nuk ka dyshime, por pėr prodhimin eventual tė elementeve elektronike apo tė moduleve nuk u tha konkretisht asgjė. Por shpresa mė e madhe pėr banorėt e Dardanisė ishte se planifikohej tė punėsoheshin 200 veta, pas njė kohe tė afėrt. Objekti i bukur i ngritur nė afėrsi tė magjistrales Gjilan -Ferizaj, ėshtė shembulli mė i mirė se fshati mė nuk duhet shikuar si i margjinalizuar, por se idetė kreative mund ta kthejnė atė edhe nė qendra tė mėdha tė zhvillimit modern. Interneti pa kabllo do tė jetė shpėtim pėr kallot nė duar tė bujqve qė punojnė arat. Dardania, tė cilės i bien dritat e Bondstell-it tash e tutje do tė jetė njė qendėr e botės sė internetit nga do tė nisen autostradat e komunikimit ndėrkombėtar.
ECIKS / Koha Ditore
|