|
Kosova, shembull nė rajon me lehtėsirat pėr biznese
Prishtinė, 9 korrik 2007 - Komisioni Evropian (KE) nė raportin e tij rreth zbatimit tė Kartės Evropiane pėr Ndėrmarrjet e Vogla dhe tė Mesme nga vendet e Ballkanit Perėndimor thekson se Kosova krahasuar me vendet e tjera tė rajonit, disa prej tė cilave janė edhe kandidate pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian (BE), ka bėrė njė pėrparim tė theksuar nė krijimin e lehtėsirave pėr regjistrimin e ndėrmarrjeve pėrkatėsisht tė bizneseve dhe legjislacionin qė ka tė bėjė mė kėtė lėmi.
Nė raportin e quajtur Zbatimi i Kartės Evropiane pėr NVM-tė nga vendet e Ballkanit Perėndimor pėr pjesėn e parė tė vitit 2007, tė cilin KosovaLive ka arritur ta sigurojė, thuhet se institucionet kosovare bizneseve tė ndryshme u kanė mundėsuar njė regjistrim mė i shpejtė.
Pėrveē lehtėsirave tė tjera, Kosova po ndihmon zhvillimin e bizneseve dhe regjistrimin e tyre edhe me njė zvogėlim nė numrin e hapave administrativė tė pėrfshirė nė regjistrim, dhe njė zvogėlim tė regjistrimit tė numrave tė nevojshėm pėr fillimin e operimit tė biznesit. Kėto pėrmirėsime kanė ngritur renditjen e Kosovės mbi mesataren e vendeve tė rajonit, thuhet nė raport. Kur bėhet fjalė pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės ligjore, Kosova sipas kėtij raporti renditet e treta, pas Kroacisė dhe Serbisė, tė cilat kanė arritur qė gjatė pjesės sė parė tė kėtij viti tė pėrmirėsojnė dukshėm infrastrukturėn ligjore.
Megjithatė, Kosova pas Kroacisė renditet vendi i dytė nė rajon, duke lenė kėshtu prapa Maqedoninė, e cila ėshtė vend kandidat pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian sa i pėrket aftėsive pėr menaxhimin e bizneseve.
Sipas kėtij raporti, nė Kosovė krahasuar me vendet e tjera tė rajonit ka pasur njė mungesė tė veprimtarisė nė zvogėlimin e disa detyrimeve kryesore nė zhvillimin e NVM-ve, siē ėshtė ndikimi i rregullatorit, qasje online pėr NVM-tė dhe garantim i kredive. Nė disa raste thuhet nė raport, nė Kosovė artikujt e legjislacionit ose tė rregullimit janė vendosur nė vend, por pa ndonjė veprimtari pėrcjellėse ose me burime joadekuate qė tė lejojė tė bėhet pėrparimi i duhur. Shembujt pėrfshinė nėnshkrimin elektronik dhe furnizimin me inkubatorė pėr bizneset e vogla.
Ndryshe, Karta Evropiane pėr Ndėrmarrjet e Vogla (KENV) ėshtė themeluar mė 21 qershor tė vitit 2003 nė Samitin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor. Qėllimi i pėrfshirjes se Kosovės nė KENV ėshtė qė tė kėtė mundėsi mė tė mira pėr promovimin e bizneseve tė vogla dhe tė mesme.
ECIKS / Kosovalive
|