Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Mos tė gabojmė me Bordet e Drejtorėve

Artikull nga Dr. Etrur Rrustemaj, marrė nga Koha Ditore e datės 05 korrik 2007.

Jo tė gjitha situatat para sė cilave gjendet njė individ apo institucion janė aq tė rėndėsishme sa tė pėrshkruhen me fjalėn Udhėkryq, por emėrimi I Bordit tė drejtorėve tė PTK, ėshtė njė situate e tillė ku njė vendim pėrcakton kahen e tė ardhmes sė korporatės. Kahja qė jepet mė kėso rast tė posaēme shpesh here ėshtė dėshmuar si e pakthyeshme, e nė mos kėshtu sė paku vėshtirė e kthyeshme dhe me shumė konsekuenca.
Posta dhe Telekomunikacioni I Kosovės, si ndėrmarrja mė profitabile nė Kosovė, tashmė ndodhet para kėtij udhėkryqi, nga i cili do tė varet shumė zhvillimi dhe avancimi I mėtejshėm I biznesit dhe financave tė kėsaj prone tė qytetarėve tė Kosovės.

Nė njė institucion qė udhėhiqet me parimin e praktikave ndėrkombėtarisht tė zbatuara tė Qeverisjes sė Korporatės, ėshtė Bordi I drejtorėve qė I jep kahun zhvillimit tė kompanisė, ndėrsa menaxhmenti me nė krye CEO ėshtė ai qė zbaton dhe I operacionalizon I pavarur dhe pa ndėrhyrje synimet dhe parimet zhvillimore.

Pesha e Bordit tė drejtorėve ėshtė aq e madhe sa qė ai vendos pėr buxhetin e korporatės, investimet, merr vendim rreth procedurave dhe politikave tė qeverisjes dhe thėnė pėrmbledhurazi, deri nė njė masė tė theksuar ai vendos pėr paratė e korporatės.

Nė rastin e PTK, Bordi drejtues mund tė vendos pėr orientimin e fitimit qė vitin e fundit ishte rreth 40 milion euro, por edhe tė rreth 200 milionė eurove qė po flenė nėpėr bankat e licencuara nė Kosovė. Kjo shumė e parasė, sa pėr krahasim, ėshtė e barasvlershme me mė shumė se 25 pėr qind tė vlerės sė buxhetit aktual tė vendit. Nėn mbikėqyrjen e tij, do tė jetė po ashtu njė korporatė, qė nė saje tė ndryshimeve tė zbatuara nė vitin e fundit, vlen diku rreth 1 miliardė euro.

PTK, kėsisoj ka disa veēori unike nga ndėrmarrjet e tjera publike nė Kosovė dhe pėr kėtė arsye kėrkohet trajtim I saj mė I kujdesshėm, me profesional dhe I pavarur nga ēfarėdo ndikimi.

Ka disa muaj qė po vėshtrojė me kujdes dhe njėkohėsisht me njė drojė dhe skepticizėm, debatet rreth pėrbėrjes sė Bordit tė ri drejtues tė PTK.

Problemi numėr njė, ėshtė vetė lejimi I politizimit tė Bordit tė drejtorėve, pėrmes nominimit apo emėrimit tė anėtarėve nė pėrbėrjen e tij nga ana e institucioneve politike. Njė mėnyrė e tillė e ndėrtimit tė institucionit udhėheqės sė korporatės sonė, ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me standardet ndėrkombėtare tė qeverisjes dhe kam frikė se do tė jetė e dėmshme pėr tė ardhmen e korporatės.
Interesi kryesorė i atyre qė marrin vendime mbi pronėn qė u takon qytetarėve tė Kosovės ėshtė qė ta shtojnė vlerėn e saj tė biznesit ashtu edhe financiare dhe kėsisoj emėrimi nė bord do duhej tė ishte bazuar tėrėsisht nė profesionalizmin, pėrvojėn si dhe integritetin e secilit anėtarė- pėrfshirė kėtu anėtarėt kosovarė dhe atė ndėrkombėtarė.

Ēfarėdo ndikimi politik apo ekonomik, nė propozimin dhe emėrimin e anėtarėve tė rinj, nuk do tė “ konservonte” atė dhe anėtarėt e saj nga ndikimet e jashtme. Tė mos harrojmė, qė pronėsia mbi korporatėn u takon qytetarėve tė Kosovės dhe jo institucioneve politike, grupeve tė interesit ekonomik apo kujtdo tjetėr.
Konsideroj se anėtarėt e Bordeve drejtuese, do tė duhej tė zgjidheshin pėrmes konkurrencės sė hapur qė do tė mundėsonte pėrzgjedhjen e kandidatėve mė profesional, me mė sė shumti pėrvoje si dhe qė ata tė janė tė pavarur nga ndikimet e jashtme nė punėn e tyre profesionale.
Hapat qė do tė duhej tė ndėrmerren nė kėtė drejtim fillojnė sė pari me pėrcaktimin e profileve tė kėrkuara vazhdojnė me publikimin e posteve tė lira, krijimin e listave tė ngushta nga aplikuesit, intervistimi i tė pėrzgjedhurve, zgjedhja e anėtarėve tė rinj si dhe aprovimi i tyre nga organet vendimmarrėse.
Pėrcaktimi i profilit do tė bėhej pėrmes caktimit tė njė komisioni qė do tė mbikėqyrė procesin dhe i cili do tė siguron,qė shumica e anėtarėve tė bordit tė janė kosovarė dhe qė ata tė pėrmbushin kėrkesat minimale profesionale pėr aplikim.

Me qėllim qė tė tėrhiqen pėr aplikim njė numėr i kosovarėve tė shkolluar dhe me pėrvojė jashtė, konkursi do tė duhej tė publikohet nė shtypin e huaj dhe atė vendor. Tė gjithė hapat e tjerė janė pak a shumė tė njėjtė me secilėn procedurė tė pėrzgjedhjes.

Njė dallim i vogėl, por shumė i domosdoshėm pėr tė konservuar mundėsin e ndikimeve tė grupeve tė interesit, ėshtė emėrimi nė komision i njė organi apo individėve tė pavarur, qė njėkohėsisht do tė siguronte edhe pėrzgjedhje tė drejtė dhe tė pandikuar. Njė kėsi organ i pavarur mund tė jetė ndonjė institucion vendor apo ndėrkombėtarė, me pėrvojė nė intervistimin dhe pėrzgjedhjen e kandidatėve.
Pėrparėsitė e kėsaj metode tė pėrzgjedhjes janė sa kjo do tė siguronte vazhdimėsinė dhe qėndrueshmėrinė e bordit tė drejtorėve pozicionet e sė cilit nuk do tė luhateshin si pasojė e ndryshimeve tė pritura nė pronėsi- kalimi nė pronėsi tė kosovarėve, ndryshimet eventuale nė mjedisin politik dhe shpėrbėrjen e AKM-sė.

Kjo qasje e ngritė vlerėn e PTK-sė, pėr pronarėt e saj, pasi qė ofron mundėsinė me tė mirė pėr ta udhėhequr PTK-nė pėrmes njė bordi profesional tė drejtorėve. Ajo gjithashtu ėshtė nė pėrputhje me qeverisjen e korporatave dhe me Ligjin e punės nė Kosovė qė pėrcakton publikimin e konkurseve pėr secilin post.

Pėrmes kėsaj mėnyre tė pėrzgjedhjes, nuk mund tė pretendohet se po bėhet ndonjė zbulim, pėrkundrazi kjo ėshtė njė metode e provuar dhe e sprovuar kudo qė ka pasur ndėrmarrje publike. Ajo nuk ėshtė e huaj as nė Kosovė, ku sa pėr rikujtim njė pjesė e anėtarėve tė Bordit tė Trustit tė Kursimeve Pensionale janė zgjedhur pėrmes konkursit tė hapur.

Emėrimi I anėtarėve tė ri tė Bordit kurrsesi nuk mund tė lejohet qė tė pėrfundoj pa debat dhe pa angazhim tek tė gjithė qytetarėve- pėrfshirė kėtu edhe shoqėrinė civile dhe mediat- dhe as tė veprohet pa marrė miratimin e tyre.
Tė gjithė duhet tė kujtojmė nė vete, se nga ky udhėkryq PTK dhe ndėrmarrjet e tjera publike, ose do tė drejtohet nė rrugėn e mbarė ose nė atė tė gabuarėn. Nėse zgjedhim gabimisht, asnjėrit nga ne nuk do tė na e falin gabimin gjeneratat e ardhshme. Mos tė gabojmė!

(Autori ėshtė Drejtor menaxhues i PTK. Artikulli pėrfaqėson idetė profesionale tė autorit, dhe nuk reflekton qėndrimin e PTK)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail