|
Ministri Dugolli propozon ndryshimin e politikave fiskale
Prishtinė, 3 Korrik 2007 Kėrkesa e komunitetit tė biznesit pėr ndryshim tė politikave fiskale ėshtė parė si domosdoshmėri e ndryshimit tė klimės sė biznesit dhe krijimit tė kushteve mė tė mira pėr investime tė huaja nė Kosovė edhe nga Ministria e Tregtisė dhe Industrisė.
Kreu i kėsaj ministrie, Bujar Dugolli, e ka thėnė kėtė publikisht tė martėn, nė njė konferencė shtypi, nė tė cilėn ka shpalosur propozimet pėr ndryshimin e politikave fiskale, tė cilat do tia dorėzojė Qeverisė sė Kosovės, me synim tė rritjes sė investimeve, shtimin e numrit tė tė punėsuarve dhe rritjen e bruto-produktit vendor.
Nė kėtė listė ėshtė propozuar qė tatimi nė tė hyra tė korporatave nga 20 pėr qind tė zvogėlohet nė 10 pėr qind, tatimi nė tė ardhurat personale pėr tė gjitha pagat mbi 80 euro tė jetė 10 pėr qind, ndėrsa nėn 80 euro tė mos ketė tatim fare. Gjithashtu, pragu i deklarimit tė tatimit mbi vlerėn e shtuar tė zvogėlohet nga 50 mijė euro nė 25 mijė euro.
Kundėrshtimi i ATK-sė
Megjithatė, ky propozim i ka ardhur si shqelm nė kokė drejtorit tė Administratės Tatimore tė Kosovės, Januz Krasniqi. Duke kundėrshtuar kėto propozime, ai thotė se MTI-ja nuk ėshtė kompetente pėr tė bėrė ndryshimin e politikave fiskale dhe kjo kompetencė mbetet e rezervuar pėr Ministrinė e Ekonomisė dhe Financave.
Sipas tij, nė rast se MEF-i del me propozime pėr ndryshime tė kėtyre politikave, atėherė MTI-ja sikur edhe ēdo organ tjetėr mund tė japė sugjerime, por jo dhe propozime, sikur kanė bėrė tani. Krasniqi deklarohet se pėrkrah politikat fiskale aktualisht tė aplikueshme nė Kosovė, tė cilat, sipas tij, janė nė harmoni me standardet evropiane, duke shtuar se ėshtė kohė shumė e shkurtėr tė vlerėsohen nėse kėto politika janė tė favorshme pėr biznesin, ose jo.
Ndėrkohė qė ministri Dugolli theksoi se para se tė bėhej propozimi pėr ndryshimin e politikave fiskale, janė bėrė analiza tė thella nė mėnyrė qė ato tė mos ndikojnė negativisht nė arkėn shtetėrore, si dhe ėshtė shkuar nė atė mėnyrė qė tė ndihmohet biznesi, por edhe tė fitojė shteti.
Ministria nė diskutime me komunitetin e biznesit ka ardhur nė pėrfundim se ndihet nevojė e zbritjes sė tatimit pėr korporata, gjė e cila do tė ndihmojė nė rritjen e shkallės sė prodhimit, rritjen e numrit tė tė punėsuarve, por edhe do tė gjenerojė tė ardhura pėr buxhetin e vendit, ka thėnė Dugolli.
Zbritje tatimesh pėr firmat me mbi 50 tė punėsuar
Sipas tij, pėr tė stimuluar rritjen ekonomike nė Kosovė, MTI-ja ka paraparė zbritje tė tatimeve pėr ato ndėrmarrje qė punėsojnė numėr tė madh tė qytetarėve. Lehtėsime tatimore pėr investime ėshtė paraparė pėr tė gjitha ndėrmarrjet, tė cilat punėsojnė mbi 50 punėtorė, qė tė paguajnė vetėm 5 pėr qind taksė mbi korporatat dhe tė lirohen nga taksat pėr tre vjet. Po ashtu, ato ndėrmarrje tė cilat arrijnė tė punėsojnė mbi 100 punėtorė, MTI-ja ka propozuar qė me ndryshimin nė politikat fiskale tė lirohen nga taksat pėr 5 vjet. Nė bazė tė kėtij plani, kompanitė qė punėsojnė mbi 5 persona me aftėsi tė kufizuara do tė lirohen nga tatimet pėr 4 vjet, por nėse e rrisin kėtė numėr nė 10, atėherė do tė kenė edhe dy vite shtesė pėr lirim nga taksa. Ministri Dugolli ka pranuar se deri mė tani Kosova ka pasur normėn mė tė lartė tė tatimit mbi korporatat krahasuar me vendet tjera tė rajonit. Mirėpo, tash e tutje tha se krahasuar me vendet e rajonit ,tatimi nė korporata ėshtė harmonizuar dhe krahas disa vendeve ėshtė edhe mė i ulėt, duke filluar nga Maqedonia dhe Serbia, qė kėtė lloj tatimi e kanė 10 pėr qind, mandej Mali i Zi me 9 pėr qind, Shqipėria me 20 pėr qind.
Propozim tjetėr pėr reformėn e politikės fiskale ėshtė edhe rimbursimi i TVSH-sė nė afat mė tė shkurtėr sesa ka qenė deri mė tani. Duke parė kėrkesėn e komunitetit tė biznesit dhe nevojėn pėr futjen nė qarkullim tė mjeteve sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, nga ana e bizneseve, MTI-ja ka propozuar qė rikthimi I TVSH-sė tė bėhet brenda 30 ditėsh, e jo siē ka qenė deri mė tani deri nė 60 ditė.
Ne kuadėr tė arritjes sė pėrputhshmėrisė me standardet evropiane nė zhvillimin e afarizmit dhe evitimin e evazionit fiskal, MTI-ja parasheh qė tė kėrkojė nga Qeveria e Kosovės futjen nė pėrdorim tė kasave fiskale, pėrmes sė cilave shitėsit do ta kenė tė pamundur tu ikin tatimeve.
Bashkė me kėto propozime, Qeverisė do ti kėrkohet qė tė bėjė zbritjen e taksės pėr leje ndėrtimi dhe unifikim tė kėtyre tarifave nėpėr komuna, pasi qė kjo sipas analizave tė MTI-sė ėshtė vėrtetuar si pengesė pėr investitorėt e mundshėm, porositi ministri Dugolli.
ECIKS / Koha Ditore
|