|
Lėshohet nė qarkullim pjesa problematike e M2-shit
PRISHTINĖ, 2 KORRIK 2007- Magjistralja Prishtinė - Shkup, e njohur si M2, nė zonėn Cagllavicė - Prishtinė, tė hėnėn, ėshtė lėshuar zyrtarisht nė qarkullim. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i cili ka marrė pjesė nė pėrurimin e magjistrales, ka thėnė se me hapjen e kėsaj magjistraleje ėshtė lehtėsuar komunikimi mes Prishtinės dhe pjesėve tė tjera tė Kosovės.
Kjo ėshtė njė dėshmi tjetėr qė Kosova po ndėrton rrugė tė reja tė lidhjeve tė komunikimeve dhe shkėmbimeve njerėzore e ekonomike, ka thėnė Sejdiu pėr tė shtuar se presidenca inkurajon strukturat kompetente tė vendit qė ti kushtohet mė shumė rėndėsi infrastrukturės, nė pėrgjithėsi, nė vend.
Me gjithė faktin se zgjerimi i magjistrales qė nga fillimi ka hasur nė kundėrshtime tė shumta, nga komunitetit i biznesit dhe popullsia serbe, qė jeton nė kėtė zonė, nėn pretekstin se zgjerimi i saj u rrezikonte pronėn dhe afarizmin, ministri i MTPT-sė, Qemajl Ahmeti, ėshtė shprehur se tani projekti ka pėrfunduar me sukses. Ndonėse ka pasur edhe akuza se nė disa pjesė tė rrugės, ajo ėshtė ngushtuar, pėr hatėr tė bizneseve, nė mėnyrė qė tė mos ua cenojė hapėsirėn atyre. Kjo madje shihej si nė pasqyrė, pa pasur nevojė as tė bėhej matja e rrugės, pasi qė ka pasur raste kur bizneset janė futur edhe brenda rrugės.
Rruga ėshtė njė arterie me rėndėsi, nė vend, jo vetėm pėr kyējen e Prishtinės, por tė tėrė Kosovės, ka thėnė Ahmeti, pėr tė rikujtuar se nė kėtė magjistrale janė investuar mė se 2 milionė euro. Ai ka thėnė se me lėshimin nė punė tė magjistrales garantohet edhe rritja e sigurisė nė kėtė aks rrugor.
Me zgjerimin e kėsaj rruge qė fillon qysh nga Stacioni i autobusėve te Rrethi, janė reduktuar ngecjet nė komunikacion, ngase tani rruga ka katėr shirita pėr qarkullim, shiritin ndarės dhe dy rrugė paralele me gjerėsi prej 5 metrash pėr qarkullimin e komunikacionit lokal, ka thėnė Ahmeti. Ai ka shtuar se nė kėtė aks rrugor shpejt do tė ngrihen edhe mbikalime, ndėrkohė qė magjistralja do tė zgjerohet deri tek rruga e Lipjanit apo QMI-ja.
Nė magjistralen Prishtinė Shkup llogaritet se nė ditė kalojnė afro 80 mijė vetura. Punėt rreth pjesės sė magjistrales qė kalon nėpėr Ēagllavicė kanė filluar nė gusht tė vitit tė kaluar, pėr ēgjė ėshtė kontraktuar kompania Papenburg-Adriani, nga Sojeva e Ferizajt. Nė njė gjatėsi prej 2 km, rruga ka 4 shirita tė komunikacionit. Magjistralja, mė herėt ka ngjallur shumė kundėrshtime nga ana e afaristėve qė zhvillonin punėn e tyre pėrskaj vendit ku do tė kalonte rruga. Shqetėsimet e tyre mė sė shumti kanė pasur tė bėnin me faktin se vija e kuqe, qė u ėshtė vėnė, afaristėve ka lėvizur dy herė.
Njė lėvizje e tillė e vijės sė kuqe, qė dikur ishte bėrė si kompromis me popullsinė serbe qė banon nė atė pjesė, tė cilėt kanė kėrkuar hapjen e njė rruge lokale, nėpėrmes tė cilės do tė lidhej fshati Llapnasellė me Graēanicėn pa kaluar nėpėr magjistralen Prishtinė Shkup, siē pohojnė zyrtar tė MTPT-sė tani ėshtė zgjidhur me njė marrėveshje mes ministrisė dhe afaristėve.
Zgjerimi i magjistrales Prishtinė - Shkup, ėshtė nė kuadėr tė projektit pėr zgjerimin e rrugėve magjistrale, qė ka filluar nga ura e Fushė-Kosovės nė Prishtinė dhe deri nė fund tė Ēagllavicės nė njė gjatėsi prej 5 km.
ECIKS / Koha Ditore
|