|
Nėnshkruhet njė memorandum pėr ndihmė NVM-ve
Prishtinė, 2 korrik 2007 - Me qėllim tė zhvillimit tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme (NVM) nė Kosovė, Ministria e tregtisė dhe Industrisė nė bashkėpunim me Raiffaisen Bank dhe me agjencinė pėr ndėrmarrje tė vogla dhe tė mesme nėnshkruan sot njė memorandum bashkėpunimi. Drejtori i Raiffaisen Bank nė Kosovė, Oliver Uitle u premtoi bizneseve tė vogla dhe tė mesme kosovare dhėnie tė kredive me kushte sa mė tė favorshme pėr zhvillimin e tyre.
Memorandumi i nėnshkruar sot ua mundėson bizneseve tė vogla dhe tė mesme kosovare marrje tė kredive me kamata mė tė ulta dhe mė me lehtėsi. Pas nėnshkrimit tė memorandumit, ministri Dugolli kėrkoi nga bizneset qė tė bashkėpunojnė me institucionet si dhe tė jenė sa mė transparente dhe tė pėrgjegjshėm nė kryerjen e obligimeve bankare. Sipas tij, plotėsimi i kritereve tė tilla nga bizneset do tė bėjė qė tė ketė kushte sa mė tė favorshme pėr kredi me shkallė mė tė ulėt tė interesit.
Ndėrkaq drejtori i Raiffaisen Bank, Oliver Uittle theksoi se raportet e mira nė mes tė Raiffaisen bank dhe klientėve kosovar do tė bėjnė nė tė ardhmen qė kushtet pėr qasje nė kėtė bankė tė jenė edhe mė tė kėnaqshme.
ECIKS / RTK
|