|
Lansohet Agjencia Kosovare pėr NVM
Prishtinė, 28 qershor 2007 - Numri i bizneseve tė regjistruara nė Kosovė ėshtė nė rritje tė vazhdueshme, gjė qė tregon zhvillimin e vazhdueshėm ekonomik tė vendit. Kėshtu ka thėnė ministri i Tregtisė e Industrisė, Bujar Dugolli, nė konferencėn e lansimit publik tė Agjencisė Kosovare pėr Ndėrmarrjet e Vogla e tė Mesme, me pjesėmarrje edhe tė pėrfaqėsuesve tė ministrive ose agjencive pėr mbėshtetje tė ndėrmarrjeve nga vendet rajonale.
Konferenca i kishte dy objektiva, lansimin nė publik tė projekteve qė po i bėn Agjencia pėr ndėrmarrje tė vogla e tė mesme, e cila vepron nė kuadėr tė MTI-sė si dhe diskutimin me pėrfaqėsuesit e ministrive ose agjencive pėr mbėshtetje tė ndėrmarrjeve nga Kroacia, Maqedonia, Shqipėria, Mali i Zi etj.
Nė tryezė u diskutuan metodat bashkėkohore tė zhvillimit tė ndėrmarrjeve tė vogla e tė mesme nė rajon dhe strategjia e adaptimit tė bazės rregullative nė pėrputhje me standardet e BE-sė pėr kėtė sektor.
Ministri Dugolli theksoi se investimi nė sektorin privat ėshtė pasqyrė e zhvillimit tė vazhdueshėm ekonomik tė njė vendi.
Nė kėtė vit kemi 60 mijė biznese private tė regjistruara nė MTI. Sektori privat ėshtė mė i suksesshmi nė aspektin e rritjes ekonomike tė Kosovės, si nė vitin e kaluar, ashtu edhe sipas trendėve nė kėtė vit. Investimi nė sektorin e zhvillimit privat ėshtė njė investim qė garanton sukses Kosovės, ka thėnė Dugolli.
Dugolli i njoftoi tė pranishmit se ka tashmė pėrfunduar strategjia e zhvillimit tė sektorit privat, strategji qė ėshtė inkorporuar nė planin afatmesėm tė zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
ECIKS / RTK
|