|
Hapet panairi ndėrkombėtar Prishtina 2007
PRISHTINĖ 06 qershor 2007 - Pėrfaqėsues tė Odes Ekonomike tė Kosovės (OEK) dhe tė bizneseve tė ndryshme, theksuan tė martėn nė Prishtinė se Qeveria e Kosovės duhet ti ndryshojė politikat fiskale, nėse dėshiron qė tregu kosovar tė jetė konkurrues me tregjet e vendeve tė rajonit.
Kėtė vlerėsim pėrfaqėsues tė OEK-ut dhe tė bizneseve e bėnė gjatė ceremonisė se hapjes sė panairit tė pėrgjithshėm ndėrkombėtar Prishtina 2007, nė tė cilin ishte i pranishėm edhe kryeministri, Agim Ēeku. Ēeku tha se organizimi i panaireve tė tilla tregon se Kosova, pėrkatėsisht Prishtina, tashmė ėshtė bėrė qendėr e bizneseve, si atyre vendore ashtu edhe tė huaja. Ai tha se ekonomia e Kosovės aktualisht po ballafaqohet me shumė probleme dhe se economia kosovare po ballafaqohet me transicionin nga ekonomia e bombarduar nė ekonominė e tregut.
Mirėpo, sipas kryeministrit Ēeku, organizimi i panaireve tė tilla dhe parametrat e tjerė ekonomikė tė vendit po tregojnė se ekonomia e Kosovės po shkon nė drejtim tė duhur. Sa i pėrket kėrkesės pėr ndryshimin e politikave fiskale, kreu i Qeverisė tha se politikat aktuale fiskale janė ndėr me konkurrentet nė rajon.
Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, tha se Oda Ekonomike ėshtė duke ndėrtuar njė bashkėpunim tė thellė me tė gjitha institucionet vendere dhe ndėrkombėtare nė mėnyrė qė, siē tha ai, pėr tė ndihmuar zhvillimin ekonomik, e posaēėrisht zhvillimin e bizneseve nė vend. Ai tha se interesimi i madh i ndėrmarrjeve pėr pjesėmarrje nė panair, qoftė nga Kosova apo nga vendet e tjera, janė tregues tė mirėfilltė se ky panair ėshtė njė ngjarje e shėnuar pėr ekonominė kosovare.
Beqaj edhe njėherė kėrkoi nga Qeveria e Kosovės qė tė bėjė diēka nė ndryshimin e politikave fiskale, nė mėnyrė qė, siē tha ai, tregu kosovar tė jetė treg konkurrues me tregjet e vendeve tė rajonit.
Biznesi nuk kėrkon mėshirė, biznesi kėrkon ambient tė mirė, qasje tė drejtė dhe mbėshtetje institucionale, tha Beqaj.
Panairin e pėrgjithshėm ndėrkombėtar Prishtina 2007, i cili ėshtė organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovės dhe Ministria e Tregtisė dhe Industrisė (MTI), do tė jetė i hapur deri tė premten.
|