|
PTK-ja me oferta tė reja pėr biseda jashtė vendit
GJAKOVĖ, 31 maj 2007 - Telekomi i Kosovės do tė ulė ēmimet e bisedave ndėrkombėtare qė nga dita e premte, kanė bėrė tė ditur tė enjten pėrfaqėsues tė saj, gjatė njė konference pėr media tė organizuar nė Gjakovė, gjatė njė prezantimi tė pakove tė reja tė shėrbimeve qė TK-ja ka pėrgatitur pėr konsumatorėt e telefonisė fikse.
Zyrtarė tė TK-sė kanė pohuar se pėr ēmimet e reja do tė kuptohet tė premten gjatė njė konference pėr media qė do tė organizohet nė Prishtinė, mirėpo kanė premtuar se kėto ēmime do tė jenė mė tė mira dhe konkurruese. Qė nga nesėr do tė startojmė me njė njėsi shumė interesante pėr konsumatorėt, pasi do tė ulim tarifat e bisedave ndėrkombėtare,ka thėnė udhėheqėsi i Departamentit pėr media nė TK, Fadil Lepaja.
Ai ka deklaruar se ēmimet do tė jenė mė tė lira dhe do tė jenė konkurrente, sidomos me kabinat ilegale, tė cilat do ta kenė vėshtirė qė ti pėrcjellin ēmimet tona nė tė ardhmen.
Drejtues lokalė tė TK-sė nė Gjakovė mė pas kanė njoftuar lidhur me kalimin e infrastrukturės sė re, me sqarimet e migrimit tė numrave, si dhe me ofertat e shėrbimeve tė reja. Agron Lleshi, menaxher rajonal, ka thėnė se migrimi i numrave nė Gjakovė ka qenė mė e vėshtirė se sa nė rajonet e tjera, pasi, sipas tij, kjo komunė ka trashėguar njė infrastrukturė tė dėmtuar pėr shkak tė dėmeve tė luftės.
Ėshtė kėrkuar njė kohė mė e gjatė pėr bartjen e tyre, sepse gjatė punės kemi pasur pengesa, tė cilat kanė qenė tė trashėguara nga e kaluara, pėr shkak tė dėmeve tė luftės sė fundit, qė kanė kėrkuar mė shumė kohė edhe nė procesin e migrimit, ka thėnė Lleshi.
Ai ka premtuar se bartja e numrave qė nga fundi i kėsaj jave do tė pėrfundojė edhe nė Gjakovė, pasi janė kryer rreth 8200 numra nga 8760, sa ka nė gjithė komunėn. Fushata tė njėjta tė reklamimit tė pakove telefonike, PTK-ja ka bėrė edhe nė dy qytete tė tjera, nė Mitrovicė dhe Pejė.
Marrė nga Koha Ditore
|