|
Telefonia fikse me teknologji tė re
FERIZAJ, 29 MAJ - Zyrtarė tė PTKsė, tė martėn kanė promovuar nė Ferizaj, zhvillimet e fundit qė po bėhen nė rrjetin e telefonisė fikse, nėpėr rajonet e Kosovės si dhe nė atė tė Ferizajt. Tashmė njė numėr i madh i parapaguesve janė bartur nė rrjetin e ri NGN qė ėshtė gjeneratė e re teknologjisė komunikuese, kurse brenda pak ditėve do tė bartėn tė gjithė numrat. Numrat e ri do tė fitojnė vetėm shifrėn tre, karshi numrave tė vjetėr, tė cilėt do tė mbesin tė pandryshuar. me kėto ndryshime do tė mundėsohet qė telefonia fikse tė shtrihet edhe nė shumė fshatra. Zyrtarėt e PTKsė, ata tė njėsisė tė TK-sė, premtonin ndryshime nė politikat ndaj konsumatorėve. Me ndėrrimin e menaxhmentit ndėrkombėtar me atė vendor kemi shumė ndryshime pozitive, u shpreh Fadil Lepaja, koordinator pėr media. Lepaja pohoi se pėr PTKnė janė me rėndėsi tė njėjtė si zhvillimi i Valės tė telefonisė mobile ashtu edhe asaj fikse.
Burim Hana, menaxher i produkteve pohoi se ēmimet e shėrbimeve do tė jenė mė tė lirat nė rajon duke potencuar se njė cent do tė jetė biseda 1-minutėshe nėpėr territorin e Kosovės. Ndėrkaq lidhja pėr tė pasur numėr vetėm 10 euro. Gazetarėt shtruan pyetje dhe pėr funksionimin e rrjetit tė PTK-sė edhe nė Shtėrpcė dhe morėn pėrgjigjen nga zyrtarėt se pėr ēdo gjė jemi gati dhe pajisjet janė blerė, por mbi tė gjitha kjo ėshtė ēėshtje politike, duke pranuar se nėpėr enklava veprojnė operatorėt e Serbisė.
Bashkim Fazliu, menaxher pėr shitje bėri publike shumė oferta tė kėsaj kompanisė tė cilat sipas tij do tė jenė shumė joshėse pėr qytetarėt. Ky projekt i PTK-sė pėr transformimin e rrjetit tė vjetėr nė atė tė ri NGN ka kushtuar rreth 18 milionė euro.
Marrė nga Koha Ditore
|