|
KEK-u nis shkyējen e borxhlinjve tė mėdhenj
PRISHTINĖ, 21 MAJ 2007 Korporata Energjetike e Kosovės ka filluar tė hėnėn aksionin pėr shkyējen e borxhlinjve tė mėdhenj. Ekipe tė Korporatės Energjetike tė Kosovės, tė hėnėn, kanė shkyēur nga rrjeti borxhlinjtė nėpėr komunat e Kosovės. Aksioni ka filluar nė Komunėn e Vitisė, ku janė shkyēur biznese tė ndryshme, vlera e borxheve tė tė cilėve shkon deri nė mbi 20 mijė euro.
Zyrtarė tė KEK-ut kanė deklaruar se shkyējet e kėtyre borxhlinjve do tė vazhdojnė deri nė shkyējen nga sistemi tė gjithė borxhlinjve tė mėdhenj. Aksionet e shkyējeve tė borxhlinjve janė mbėshtetur nga forcat e Shėrbimit Policor tė Kosovės. Zyrtarė tė KEK-ut kanė deklaruar qė ky aksion ka pėr qėllim zvogėlimin e humbjeve nga vjedhja dhe nga keqpėrdorimi i energjisė elektrike.
Qėllimi i kėtij aksioni ėshtė qė tė ulen humbjet nė rrjet pėr shkak tė vjedhjeve dhe keqpėrdorimeve, ka thėnė Edmond Nulleshi, zėvendėsdrejtor i KEKut, gjersa po pėrcillte punėn e ekipeve tė KEK-ut nė Viti. Ai shtoi se nė ditėt nė vijim qytetarėt do tė kenė mundėsi mė shpesh ti shohin ekipet e KEK-ut duke bėrė shkyēje individuale tė borxhlinjve. Nė komunėn e Vitisė ekipet e KEK-ut kanė shkyēur shtatė biznese tė ndryshme, vlera e tė cilave shkon deri nė 94 mijė e 387 euro.
Bizneset e shkyēura nga rryma kryesisht merren me prodhim tė drurit, miellit, por nė mesin e tė shkyēurve nuk kanė munguar as restorantet dhe motelet. Edhe pse nuk ka ndonjė afat se kur do tė pėrfundojė procesi i shkyējes, drejtuesit e KEK-ut kanė thėnė se aksioni do tė vazhdojė derisa tė shkyēen tė gjithė borxhlinjtė e mėdhenj.
Sipas zėdhėnėses sė KEK-ut, Donika Kadaj-Bujupi, aksioni i sė hėnės ėshtė vetėm fillimi i njė procesi pėr zvogėlimin e humbjeve tė KEK-ut, identifikimin e keqpėrdorimeve dhe si rezultat pritet rritja e arkėtimit. Sipas saj ky plan veprimi parasheh qė pėrveē vlerėsimit tė keqpėrdorimeve nga konsumatorėt, tė bėhet edhe njė vlerėsim i punės sė punėtorėve tė KEK-ut.
Nė kuadėr tė tij plani brenda Divizionit tė furnizimit dhe atij tė rrjetit janė themeluar grupe Task Force, tė cilat fillimisht do tė merren me identifikimin dhe punėn e punėtorėve tė KEK-ut qė merren me shkyēje dhe me lexim tė njehsorėve. Ndėrsa thotė se ka javė qė ka nisur vlerėsimi i punėtorėve, zėdhėnėsja e KEK-ut shtoi se aktualisht nuk mund tė flasė pėr masa tė ndėrmarra ndaj punėtorėve tė KEK-ut.
Sot ishim nė rajonin e Gjilanit dhe tė Ferizajt, mirėpo ky aksion do tė zgjerohet nė tėrė Kosovėn dhe janė formuar njė numėr i madh ekipesh, ka thėnė zėdhėnėsja e KEK-ut. Paralelisht me ekipet pėr shkyēje, KEK-u ka formuar edhe ekipet pėr rilidhje meqė ka raste tė shumta, sidomos tek konsumatorėt e mėdhenj qė paguajnė borxhin menjėherė pasi tė jenė shkyēur nga rrjeti. Borxhet e konsumatorit ndaj KEK-ut janė mbi 250 milionė euro.
ECIKS / Koha Ditore
|