|
5.5 milionė dollarė shtesė pėr pastrimin e hirit
PRISHTINĖ, 14 MAJ 2007 - Banka Botėrore dhe Qeveria holandeze do tė japin donacione shtesė pėr projektin e bartjes sė hirit qė ndodhet tek termocentrali Kosova A dhe pėr bonifikimin e tokės bujqėsore, kanė bėrė tė ditur pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore gjatė vizitės sė tyre nė Komunėn e Kastriotit.
Donacioni shtesė qė do tė jepet nga Banka Botėrore kap shumė prej 5.5 milionė dollarėsh, ndėrkaq Qeveria holandeze do tė kontribuojė me tre milionė euro donacion pėr kėtė projekt. Shuma e pėrgjithshme pėr pastrimin e depos sė hirit dhe bonifikimi i tokės arrin nė 15 milionė dollarė. Delegacioni i Bankės Botėrore, i prirė nga specialisti pėr ambient, Franf Van Woerden, ekonomistja pėr ambient, Katelin Van Den Berg, dhe pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore nga Prishtina, Edon Vrenezi, e ka vizituar tė hėnėn Kastriotin, me ērast janė takuar me kryetarin e komunės, Ismet Hashani. Kryetari i komunės me kėtė rast ka theksuar se rrezikshmėria mė e madhe vjen nga fenolėt qė janė grumbulluar nė oborrin e Kosovės A, por ka shprehur optimizmin e tij se me pėrvojėn e Bankės Botėrore nuk do tė haset nė probleme rreth bartjes sė kėtyre elementeve tė rrezikshme kimike, thuhet nė komunikatėn e lėshuar pas kėtij takimi nga Banka Botėrore. Hashani, po ashtu ka kėrkuar nga pėrfaqėsuesit e Bankės Botėrore qė punėtorėt fizikė qė do tė implementojnė projektin, tė merren nga Komuna e Kastriotit, ku shkalla e papunėsisė ėshtė mbi 70 pėr qind.
Projekti pėr largimin e hirit nga depoja e termocentralit Kosova A do tė fillojė nė vitin 2008. Projekti planifikohet se do tė zgjasė prej pesė deri nė shtatė vjet, kur 300 hektarė tokė tė mbuluar nga hiri i depos sė hapur i termocentralit Kosova A do tė kthehet nė tokė bujqėsore. Depoja e tanishme e hirit ėshtė e vendosur nė njė territor prej 300 hektarėsh, dhe sipas tij lartėsia e depos shkon prej nivelit zero deri nė 50 metra lartėsi. Projekti pėr largimin e hirit nga termocentralet e KEK-ut nė Kastriot do tė implementohet nė tri faza dhe parasheh pastrimin e depove qė zėnė hapėsirė prej 4,5 kilometrave katrorė tė fushės sė jugut dhe 2 kilometrave katrorė tė fushės sė Bardhit, ndėrsa do tė pastrohen edhe qindra hektarė pėrreth. Bonifikimi i tokės qė tani ėshtė e mbuluar nga hiri do tė mundėsojė pėrdorimin e tokės pėr qėllime bujqėsore dhe pėr banim. Pjesa e parė e projektit ėshtė pėrgatitja e mihjes sipėrfaqėsore tė KEK-ut pėr pranimin dhe depozitimin e hirit nga termocentrali Kosova A dhe nga depoja e hapur e hirit e TC Kosova A. Pjesa e dytė ėshtė zhvendosja e depos sė hirit nė mihjet sipėrfaqėsore tė Mirashit, dhe pjesa e fundit ėshtė kthimi i tokės nė gjendje, e cila do tė jetė e shfrytėzueshme. Me kėtė projekt do tė pėrmirėsohen 650 hektarė tokė.
Marrė nga Koha Ditore
|