|
PTK-ja themelon Departamentin pėr antikorrupcion
PRISHTINĖ, 14 MAJ 2007 - Posta dhe Telekomunikacioni I Kosovės ka themeluar Departamentin pėr antikorrupcion dhe pėr analitikė tė biznesit, me qėllim tė shtimit tė transparencės dhe kontrollit tė brendshėm nė korporatėn mė tė madhe nė Kosovė, thuhet nė njė njoftim tė lėshuar nga kjo kompani.
Themelimi i Zyrės antikorrupcion dhe pėr analitikė tė biznesit, ėshtė aprovuar nga Bordi drejtues i PTK-sė. Nė njoftim thuhet se PTK-ja ėshtė e para kompani publike nė Kosovė qė ka themeluar njė zyrė tė tillė qė ka pėr synim shtimin e efikasitetit dhe kujdesit nė menaxhimin e korporatės.
Udhėheqės i zyrės ėshtė zgjedhur shtetasi amerikan, Richard Stephens, qė deri tani ka qenė udhėheqės i krimeve serioze ekonomike pranė policisė sė UNMIK-ut dhe ka pėrvojė shumėvjeēare nė hetimet ekonomike.
Javėve nė vijim, zyra do tė plotėsohet edhe me staf tjetėr tė kufizuar. Zyrtarėt e kėsaj zyre janė tė obliguar me kontratė qė tė njoftojnė policinė pėr ēfarėdo tė gjeture tė tyre gjatė punėve nė PTK, thuhet nė njoftim.
Marrė nga Koha Ditore
|