|
AQBK: bankat e fuqishme rrisin konkurrencėn
PRISHTINĖ, 14 maj 2007 - Udhėheqės tė Autoritetit Qendror Bankar (AQBK) dhe tė bankave afariste, u shprehėn tė bindur sė ardhja e bankave tė fuqishme, siē ėshtė rasti me futjen nė tregun bankar kosovar tė Nova Ljubljanska Banka nga Sllovenia, do tė ndikojė nė rritjen e konkurrencės dhe gradualisht edhe nė rėnien e normave tė interesit.
Nė muajin prill tė kėtij viti, Nova Ljubljanska Banka ka blerė 50,14 pėr qind tė aksioneve tė bankės kosovare Kasabank. Kjo bankė sllovene qė nga ajo kohė ėshtė duke zhvilluar negociata edhe me aksionarėt e Bankės sė Re tė Kosovės (BRK) pėr blerjen e shumicės sė aksioneve tė kėsaj banke.
Drejtori i Bankės sė Re tė Kosovės (BRK), Albert Lumezi, tha se njė kontratė konfidenciale, e nėnshkruar nė mes tė BRK-sė dhe partnerit strategjik, ua ndalon udhėheqėsve tė tė dy bankave qė tė zbulojnė tė dhėna para se tė kryhet transaksioni. Pėrveē nėnshkrimit tė njė parakontrate me Nova Ljubljanska Banka, asgjė tjetėr nuk guxojmė tė diskutojmė mė gazetarėt. Kjo vlen edhe pėr BRK-nė dhe pėr Bankėn sllovene, tha ai.
Lumezi tha se ardhja e kapitalit tė huaj nė sektorin bankar kosovar ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė gjitha grupet e interesit dhe pėr aksionarėt ekzistues tė bankave, sepse ata marrin njė vlerė tė shtuar prej investimit tė tyre nė banka.
Prej kėsaj mė sė shumti pėrfitojnė klientėt e bankave, sepse do tė rritet konkurrenca nė sistemin bankar tė Kosovės dhe atyre do tu ofrohen kushte mė tė mira pėr kreditim, tha ai.
Ndėrkaq, zėvendėsdrejtori i pėrgjithshėm i mbikėqyrjes financiare tė AQBK-sė, Hashim Rexhepi, u shpreh i bindur sė ardhja e bankave tė fuqishme, siē ėshtė rasti me Nova Ljubljanska Banka, do tė ndikojė nė rritjen e konkurrencės dhe gradualisht edhe nė rėnien e normave tė interesit. Rexhepi tha se tė gjitha bankat e huaja qė do tė operojnė nė Kosovė do tė veprojnė nė pajtim me rregullativin nė fuqi qė rregullon sistemin bankar nė Kosovė.
Ėshtė e vėrtetė qė edhe Banka e Re e Kosovės ėshtė nė fazėn pėrfundimtare tė negociatave pėr shitjen e njė pjesė dėrrmuese tė aksioneve tek `Nova Ljubljanska Banka, tha ai. Ai tha se pėrmes futjes se njė banke tė tretė tė fuqishme, krahas ProCredit Bank dhe Raiffeisen Bank, sistemi bankar nė Kosovė do tė dinamizohet dhe do tė sjellė njė konkurrencė tė re nė kėtė sistem. Nova Ljubljanska Banka ėshtė aksionari i dytė slloven nė Kasabank, pasi qė me herėt, aksione nė tė ka blerė edhe Factor bank nga Lubjana. Factor Bank ka blerė 26 pėr qind tė aksioneve, duke e ngritur kėshtu pjesėmarrjen nė pėrgjithėsi tė aksionarėve sllovenė nė Kasabank nė rreth 76 pėr qind. Pas shitjes sė fundit, aksionarėt vendorė kanė vetėm 24 pėr qind tė aksioneve nė kėtė bankė. Qė nga pėrfundimi i luftės nė tregun bankar tė Kosovės veprojnė 6 banka afariste, tri prej tė cilave janė me kapital tė huaj.
Marrė nga Koha Ditore
|