|
Lancohet Inkubatori virtual i biznesit
Prishtinė, 10 maj 2007 - Inkubatori virtual i biznesit quhet programi i ri tė cilin sot e lancoi nė Prishtinė, Instituti pėr Hulumtime Zhvillimore- RIINVEST nė bashkėpunim me Agjencinė Amerikane pėr Zhvillim.
Inkubatori Virtual i Biznesit do tė ndihmojė tė rinjėt, punėkėrkuesit, studentėt, njohėsit e internetit dhe webfaqeve qė nėpėr mes kėtij programi tė ofrojnė shėrbimet e tyre qė nga pėrkthimet e deri te projektet e ndėrlikuara kėrkimore, tha kryetari i RIINVEST-it, Muhamet Mustafa."Ju mund tė jeni nė Kosovė, por mund tė kryeni njė punė pėr kompani dhe individė tė rėndėsishėm pėr institute kėrkimore nė gjithė botėn. Ne krijojmė njė infrastrukturė virtuale e cila bėn tė mundur kryerjen e punėve nė Kompani tė mėdha dhe ne shpresojmė se kjo me kohė do tė zhvillohet dhe Kosova duke pasur parasysh strukturėn e re tė popullsisė, edukimin e njerėzve tanė dhe aftėsitė pėr tė komunikuar nė anglisht do tė krijojė mundėsi tė mėdha pėr punėsim", tha Mustafa.
Ai theksoi se ėshtė suskses pėr inkuadrimin e Kosovės nė njė projekt tė tillė i cili mbėshtetet nga Agjencia amerikane pėr zhvillim ndėrkombėtar, USAID-i dhe i cili lancohet nė tė gjitha vendet e rajonit. Inkuadrimi i biznesit nė njė program tė tillė, tha Mustafa do tė ndihmojė organizatat nė uljen e shpenzimeve tė tyre dhe do tė krijojė fleksibilitet qė ato tė jenė konkurente nė tregun global.
"Unė shpresoj se me njė punė tė pėrbashkėt nė kėtė drejtim, Kosova mund tė hyjė shumė mė seriozisht e unė mund tiu them se kjo fushė ėshtė ardhmėria e Kosovės. Zhvillimi i suksesshėm ėshtė nėse ne jemi vetėm tė pranishėm nė botėn e teknologjisė informative dhe nėse kėtė teknologji e pėrdorim qė burimet tona ti fisnikėrojmė dhe ti shesim me njė konkurencė mė tė madhe nė tregun e jashtėm", tha Mustafa.
Ngritja e kapaciteteve dhe organizatave qė merren me kėtė punė ka shtyrė RIINVEST-in qė tė lancojė njė program edukimi nė Kosovė tė fokusuar nė njė softuer ingjiniering. Ne kemi ambicie qė tė shtyjmė tė rinjėt tanė qė tė bėhen prodhues tė softuerit, tha Mustafa. Inkubatori, do tė krijojė mundėsi punėsimi pėr tė rinjėt kosovar qė ata tė mos kėrkojnė tė dalin jashtė vendit, tha Xhenifer Tika nga USAID-i.
ECIKS / RTK
|